E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja koreanojugore takohet me pres. Obama

Presidentja e re e Koresë së Jugut Park Hye-Geun takohet në Uashington të martë me presidentin amerikan Barak Obama, për bisedime që pritet të mbizotërohen nga shqetësimet mbi Korenë e Veriut.
 
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney thotë se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar shumë ngushtë me Seulin për trajtimin e  sfidave të paraqitura nga sjellja e Koresë së Veriut. Ai thotë se të dy udhëheqësit do të diskutojnë lidhjet ekonomike dhe i quajti marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut "jashtëzakonisht të rëndësishme".
 
Znj Park e filloi dje vizitën pesë-ditore në Shtetet e Bashkuara me takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në Nju Jork.
 
Kreu i OKB-së tha se ai është i gatshëm të kontribuojë për zbutjen e tensionit dhe nxitjen e paqes në gadishullin Korean, pas kërcënimeve të fundit nga veriu për të sulmuar Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›