Presidentja lituaneze pritet të vizitojë Timoshenkon
Zyra e presidentes lituaneze Dalia Gribauskaite tha se ajo do të përpiqet që të vizitojë ish-kryeministren ukrainase Julia Timoshenko, e cila aktualisht gjendet në një spital në qytetin ukrainas të Karkivit. Sipas njoftimit vizita do të realizohet të premten.
Timoshenko, e cila dënuar me shtatë vite burg për shpërdorim të detyrës, u zhvendos të mërkurën nga burgu në spital, për trajtimin e dhimbjeve të shpinës.
Nëse Gribauskaite lejohet ta vizitojë Timoshenkon, do të bëhet udhëheqësja e parë e huaj që e viziton atë, që kur u dërgua në burg në tetor të 2011-ës.
Mbështetësit e Timoshenkos thonë se akuzat kundër saj janë përndjekje e motivuar politikisht nga qeveria e rivalit të saj, presidentit Viktor Janukoviç.
Ndërkaq Gribauskaite planifikon të takojë edhe Janukoviç.