E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Çarlls në rol, lexues i motit në BBC

Trashëgimtari i fronit britanik, princi Çarlls, ka dalë me një rol befasues në televizionin BBC, duke lexuar parashikimin e motit.

Ai dhe gruaja e tij Kamilla ndodheshin për vizitë në studiot e BBC-së në Gllasgou të Skocisë.

Pas lajmeve, folësi i ka dhënë fjalën princit Çarlls, i cili ka lexuar parashikimin e motit për këtë vend.

Zyrtarët e Pallatit Mbretëror thonë se Çarlls dhe Kamilla kanë vizituar studiot televizive për të shënuar 60-vjetorin e BBC-së në Skoci.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›