E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidentja sllovene pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj priti sot me ceremoni zyrtare homologen sllovene, Nataša Pirc Musar.

Presidentja sllovene po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesën të Begajt.

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Presidenti Begaj dhe Presidentja sllovene, Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

Begaj pret homologen sllovene, foto: Agim Dobi 1 nga 5

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›