Presionet dhe kërcënimet, dorëhiqet shefi i rendit në Kukës
Dy ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, shefi i rendit në Policinë e Kukësit, Embro Zholi, ka dhënë dorëheqjen. Shkak për këtë janë bërë presionet dhe kërcënimet nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, institucion nën varësinë e Flamur Nokës.
Zholi e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes mëngjesin e sotëm, duke thënë se është kërcënuar nga ana e punonjësve të SHKB-së.
Por, Policia e Kukësit i ka mohuar kërcënimet dhe presionet, duke thënë se Zholi është larguar për shkak të ngarkesës së madhe të punës.
Qarku i Kukësit është kthyer në mjaft problematik ditët e fundit, për shkak të dhunës psikologjike dhe kërcënimeve që është duke ushtruar policia, nën urdhrat e Flamur Nokës./b.l