E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca per banden e Durresit


Gjatë pretencës së saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për pesë nga të pandehurit e bandës së Durrësit, mes të cilëve edhe të penduarin Adriatik Coli.

Kërkesa më e ulët që bëri përpara gjykatës prokuroria, ishte 20 vjet burg për dy nga të pandehurit që ndihmuan në tentativën për vrasjen e Lulzim Berishës gjatë vitit 2005.

Emri i parë i listës së të pandehurve, Lulzim Berisha akuzohet për të paktën pesë vrasje dhe krijim bande të armatosur dhe në bashkimin e dënimeve për të u kërkua dënimi kapital.

E njëjta pretencë për Plaurtent Dervishajn, kunatin e tij, si edhe për Indrit Taullain e Indrit Doklen.

I vemti që i shpëton dënimit me burgim të përjetshëm është i penduari Coli, i cili përfiton në bazë të nenit për bashkëpunëtorët e drejtësisë një të tretën e dënimit dhe për të kërkohet 10 vjet burg.

Gjithashtu, prokruroria kërkoi 25 vjet burg për Sardian Sulejmanin, Kujtim Bunën, Altin Ollonin, Elvis Hoxhosmanin, Alban Nelin, Selman Hetin e Spartak Kalthin, që të gjithë të akuzuar si anëtarë të bandave respektive të Lulzim Berishës e Indrit Dokles.

Masë më e lehtë u kërkua për dy kosovarët që nuk janë arrestuar ndonjëherë. Osman Korpuzi dhe Ahmet Ajeti, dy personat që morrën përsipër vrasjen e Lul Berishës, por që nuk e realizuan dot.

Pretenca e prokurorit, voluminoze prej 286 faqesh, zgjati në leximin e saj më tepër se gjashtë orë.

Avokatët kërkuan më tepër se një muaj kohë për të bërë mbrojtjen e tyre, por kryetari i trupit gjykues u shpreh se për shkak se procesi ka një kohë të gjatë që ka nisur, mbrojtja ka kohë deri te hënën e ardhshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika 23 vjet burg për Ilir Pajën
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpallur sërish fajtor Ilir Pajën, i njohur ndryshe në mediat italiane si mjeshtër i arratisjeve. Aksident në Thumanë, 2 persona humbin jetën
Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të se henes, rreth orës 01:26, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Korçë, sherr mes të rinjsh, tre të plagosur
Një grindje mes të rinjve në një prej pub-eve pak metra larg Drejtorise se Policise te Korces ka shkaktuar disa te plagosur nje prej te cileve polic. Operohet ish-presidenti Moisiu
Ish-presidenti Alfred Moisiu iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në gju të shtunën në mesditë. Pogradec, kamioni bie në humnerë, 5 të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi orët e pasdites së dielë në Pogradec. Një kamion ra në humnerë duke plagosur pesë persona.


Lajmet kryesore

Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Rama: Berisha nuk e do integrimin

Tirana e humbur përgjithmonë
Cooper në Prishtinë, takim me Thacin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›