E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preteni ia zbulon borxhlinjtë Hysenit

Agjencia Kundër Korrupsionit e ka zënë tepër ngushtë zëvendësministrin e Administratës Publike, Hajredin Hyseni, kur e ka obliguar të deklarojë pasurinë për këtë vit.

Hyseni nuk ka hezituar që të shënojë me emër e mbiemër në deklarimin e pasurisë disa borxhlinj që i ka tash e disa vite.

Edhe pse denoncimi i borxhlinjve shihet tepër qartë, në Agjencinë Kundër Korrupsion thonë se nuk publikojnë emrat e kreditorëve, apo debitorëve.

“Huazimet që mi kishin Xhevat Podvorica, Isak Shabani dhe Shefqet Hasani mi kanë kthyer. 4000 euro Hamdi Hyseni, mi ka kthyer,obligohet edhe 8000”, ka shënuar decidivisht në deklarimin e pasurisë për vitin 2013, zëvendësministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni.

Kreu i AKK-së, Hasan Preteni, tha se Agjencia nuk ka të drejtë të publikojë emrat e kreditorëve apo debitorëve, por emrat e tyre zyrtari publik duhet ti paraqes në Agjenci.

“Zyrtari i lartë publik ka për obligim të deklarojë edhe emrin e kreditorit dhe debitorit, mirëpo nuk kemi të drejtë të publikojmë emrat. Ata janë të njohur për agjencinë”, tha Preteni për Indeksonline pa ditur se për cilin rast konkretisht bëhet fjalë.

Megjithëkëtë, Hajredin Hyseni është emëruar zv. ministër me datën 24.05.2011. Nuk dihet data e saktë se kur e ka dhenë këtë borxh. Por, më të deklaruar pasurinë në vitin 2011, ai i ka deklaruar edhe borxhlinjtë, por pa përmendur emra, duke shënuar vetëm shumën e parave, e cila kap shifrën 19 mijë euro. I njëjti borxh, pa ndryshime është përsëritur edhe në vitin 2012. Ai pati deklaruar katër debitor. Borxhi është i shënuar në katër kolona. Tek kolona e parë thuhet se ka dhenë huazim 12 mijë euro. Tek kolona e dytë 3 mijë euro, tek e treta 2 mijë euro, tek e katërta është shënuar që ka dhenë një huazim prej 4 mijë euro./M.B /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›