Të hënën nisin punimet për Shtëpinë-muze të Ukshin Hotit

Me rastin e datëlindjes së 70-të të politologut dhe ideologut të çështjes kombëtare shqiptare, Ukshin Hoti, më 17 qershor 2013 (të hënën), në orën 11:00, në Krushë të Madhe të Rahovecit do të nisë faza e parë e punimeve në Shtëpinë-muze të Ukshin Hotit.
Sic transmeton Koha, ky aktivitet zhvillohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, prej nga bëhet me dije se në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të shkencës, kulturës, politikës dhe jetës publike shqiptare nga i gjithë vendi./Indeksonline/