E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohen Ibra e RobinjoMilani me i forte se Interi

MILANO- Milani ka prezantuar perpara mediave dy blerjet e reja te merkatos se veres Zllatan Ibrahimovic dhe Robinjo. Zevendes presidenti i Milanit Adriano Galiani tha se ardhja e tyre i ka kthyer entuziazmin presidentit Silvio Berluskoni. Zllatan Ibrahimovic nderkohe e ka quajtur vajtjen te Milani si nje nga levizjet me te mira te karrieres. Ne Milanelo u ndjeva menjehere mire ishte nje organizim i shkelqyer - deklaroi Ibra. ndash Me tifozet raporti ka qene i shkelqyer qe nga Barcelona deri ne stadium.

Isha prane Milanit 4 vjet me pare dhe me ne fund erdha. Kam luajtur ne shume skuadra ne karrieren time por kjo eshte bluza me e bukur. Berluskoni me bindi menjehere te isha pjese e Milanit pastaj ishin klubet qe e vendosen tha Ibrahimovic. I pyetur per rivalitetin me Interin suedezi u pergjigj Jam i sigurt se ne kampionat do te jemi te paret dhe Interi i dyti. Mezi pres te perballem me zikalterit. Jam i motivuar sic nuk kam qene kurre ne karrieren time
Nderkohe braziliani Robinjo ka folur me nje entuaziazem te madh per aventuren e tij te re.

Jam shume i lumtur. Ne vere pata kontakte me disa klube te tjera por nuk pati asnje propozim konkret. Kam dashur gjithnje te luaj me Milanin qe eshte nje prej skuadrave me te medha europiane dhe te gjithe brazilianet qe kane luajtur ketu kane patur nje histori te cmendur - u shpreh ish-sulmuesi i Mancester Sitit dhe Realit te Madridit. Me marrjen e Ibres dhe te Robinjos Milani eshte kthyer ne nje prej klubeve me te forta te Evropes duke patur nje sulm endrrash.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›