Opera Silvano me sukses ne Itali dhe Greqi
TIRANE-Opera e kompozitorit te famshem Pietro Maskanji Silvano nje bashkeprodhim mes tre shteteve u shfaq me sukses ne Cerignola te Italise me 5 shtator dhe ne teatrin e Korfuzit me 7 shtator duke mbyllur keshtu turneun e saj prej tri shfaqje pas premieres se 2 shtatorit ne odeonin e Apolonise. Vitin e ardhshem eshte planifikuar nje tjeter veper e Maskanjit opera Isabo e cila do te shfaqet edhe ne Buenos Aires-in e larget te Argjentines. Me shfaqjen e trete te dhene ne teatrin e Korfuzit opera Silvano e Pietro Maskanjit ka mbyllur turneun e saj te suksesshem si nje bashkeprodhim mes tre shteteve Italise Greqise dhe Shqiperise. Nje prani te nje spektatori te zgjedhur ne nje salle mbi 800 vete si dhe te autoriteteve lokale te Korfuzit opera u duartrokit gjate duke shenuar keshtu nje sukses te padiskutueshem. Spektatori i Korfuzit i edukuar me muziken klasike e priti me mjaft interes dhe u largua me pershtypjet me te mira per shfaqjen e cila pati nje nivel te kenaqshem si nga ana e solisteve ashtu edhe nga interpretimi muzikor i orkestres apo edhe regjia skenike.
d.b/GSH/BalkanWeb
d.b/GSH/BalkanWeb