Prezantohen kandidatët e PS për deputetë në Shkodër, Beci: Porta hyrëse e Shqipërisë në BE

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodër, Benet Beci, tha sot se “Shkodra do të jetë porta hyrëse e Shqipërisë në BE “.
Duke marrë fjalën në takimin që u zhvillua sot në Shkodër me pjesëmarrjen e Kryeministrit dhe njëherazi kryetarin e PS, Edi Rama për prezantimin e kandidatëve të Partisë Socialiste me të cilët do të kërkojë votën më 11 maj, Beci tha se “përzgjedhja e kandidatëve të PS-së për Qarkun Shkodër, ka qenë një përzgjedhje e gjatë për zgjedhur ekipin që çdo komunitet të gjej në listë përfaqësuesin e vet”.
“Ne nuk kemi zgjedhur një grup deputetësh por kemi zgjedhur ekip të motivuar për të punuar fort për të arritur një objektiv madhor që ka PS, për integrimin e vendit në BE” tha Beci.
Ai theksoi se, në Shkodër janë 15 kandidatë të PS 13 prej të cilëve garojnë për herë parë.
Ndërsa janë 50% e tyre vajza dhe gra dhe kandidatët e PS janë të profesioneve të ndryshme, inxhinier, juristë ekonomistë etj.
Lista e kandidatëve të PS në Qarkun Shkodër
Lista e Mbyllur
Marjana Koçeku
Onid Bejleri
Xhenis Çela
Bujar Rexha
Lista e Hapur
Edona Bilali
Ervin Doda
Holta Duda
Frrok Gjini
Besmir Lesha
Marjan Ndërshtiqaj
Vera Ndreca
Kejsi Spahija
Enertil Cani
Shkelqim Sterkaj
Adnan Shullani
/a.f/