E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohen projektet finaliste të konkursit ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”

TIRANË, 23 qershor /ATSH/Kryeministri Edi Rama ndoqi sot prezantimet e pesë projekteve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Pas një gare që mblodhi 41 ekipe shqiptare dhe ndërkombëtare, sot 5 ekipet finaliste prezantojnë vizionet e tyre për kampusin e ri universitar të Durrësit, një projekt që synon të krijojë një hapësirë moderne ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, kultura dhe jeta studentore ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi.

Të pranishëm janë edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, si dhe rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Shkëlqim Fortuzi.

Rektori në fjalën e rastit tha se dita e sotme është një pikë kthese në historinë e transformimit të Universitetit të “Aleksandër Moisiu”.

Bëhet fjalë për një projekt që synon krijimin e një hapësire moderne, ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, kultura dhe jeta studentore ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi.

Gjatë aktivitetit, pesë ekipet finaliste po paraqesin vizionet dhe propozimet e tyre për realizimin e kampusit të ri universitar, i cili synon të shndërrohet në një qendër bashkëkohore të dijes dhe inovacionit, duke forcuar lidhjen mes universitetit, kërkimit shkencor dhe sipërmarrjes.

Studiot finaliste janë: A) 51N4E + Jeshile B) Bjarke Ingels Group (BIG) + Kristo Krisiko + Architevo Design Collective + Embrace IDEAS + Rider Levett Bucknall + HSC Studio + Ergys Çaushi C) FRPO Rodriguez & Oriol + Porras & La Casta Arquitectos + Studio B&L + Agim Seranaj + Adrian Paci D) OZ + iRI shpk + Felixx Landscape Architects & Planners + Studio Sabine Marcelis + BUROMILAN Milan Ingegneria E) Practica + Studio Rebus + Studio de Peisaj Ana Horhat

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›