Prezantohen veprimtaritë e fondit CEI pranë BERZH në Shqipëri

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, mori pjesë sot në prezantimin e veprimtarive të Fondit CEI pranë BERZH në Shqipëri, të mbështetur nga Italia.
Në këtë takim merrnin pjesë edhe Marco Alberti, ambasadori i Italisë në Tiranë, Sem Fabrizi, Koordinator Kombëtar i CEI për Italinë, Ekaterina Solovova, drejtoreshë e BERZH për Shqipërinë, Elisabetta Dovier, menaxhere programi, Zyra e Fondit CEI pranë BERZH dhe Antonela Dhimolea, koordinatore kombëtare e CEI për Shqipërinë.
Manjani tha se, në qendër të diskutimeve ishin projektet e bashkëpunimit teknik që zbatohen në vendin tonë, me mbështetjen nga CEI dhe BERZH, programi i shkëmbimit të Dijes (KEP) si dhe kontributet e partnerëve financiarë dhe institucionalë në sektorë strategjikë të ekonomisë së vendit.
“Ky aktivitet konfirmon angazhimin e Shqipërisë për bashkëpunim rajonal dhe zhvillim të qëndrueshëm përmes partneriteteve ndërkombëtare”, u shpreh Manjani. /j.p/
1 nga 5