E Enjte, 5 Nëntor 2026

Prezantohet Drejtoresha e re e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi

Prezantohet Drejtoresha e re e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi, z. Lindjana Laçi.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar drejtoreshën e re të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi, Lindjana Laçi. Kjo e fundit, më herët ka mbajtur detyrën e drejtoreshës në Qendrën e Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Gjatë fjalës së tij, Manja shprehu mbështetjen dhe besimin se eksperienca e saj do të shërbejë në arritjen e objektivave.

Ministri shprehu dhe falenderimet e tij për Elona Demollarin, e cila mbajti për pesë vite këtë detyrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›