Balla takim me ambasadorin britanik: Bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër krimit dhe emigracionit ilegal

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith.
Balla bën me dije se gjatë takimit u diskutua për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë, për një bashkëpunim edhe më të ngushtë për sa i përket sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal.
Ambasadori i përcolli Ballës, urimet për detyrën e re, nga ana e znj. Suella Braverman, Sekretare e Çështjeve të Brendshme e qeverisë britanike.
Ministri Balla po zhvillon takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilët Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër krimit dhe fenomeneve të tjera shoqëruese.
/rtsh.al/