Prezantohet programi gjerman per integrimin e te huajve

Kur flitet keto dite per integrimin automatikisht bie fjala per Thilo Sarrazinin. Socialdemokrati me librin e tij te prezantuar javen e kaluar ndezi nje vale te papare debati ne Gjermani pasi aty ai spekulon per emigrantet myslimane qe sipas tij me gjasa bilogjikisht jane me pak inteligjente. Kjo con ne uljen e nivelit te vendit konkludon Sarrazini. Ne nje kohe qe tezat e Sarrazinit sipas anketimeve mbeshteten tek populli gjerman nga shumica e politikaneve ato refuzohen si joshkencore dhe joserioze.
Ka pasur deshtime ne rrugen e integrimit
Ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maizire qe prezantoi te merkuren programin e qeverise per integrimin pranoi se ka pasur deshtime ne rrugen e integrimit. Megjithate ai tha se duhet bere fjale per nje imazh te diferencuar te realitetit me propozime te diferencuara Ky program eshte ne te njejten kohe edhe nje kontribut per fakticitetin e debatit publik per integrimin.Bildunterschrift Kush refuzon programet integruese veteizolohet e mbetet vetem brenda grupit te prejardhjes ai refuzon integrimin
shte detyre e politikes te sheroje plaget dhe te mos derdhe qelb mbi to shtoi Thomas de Maizire. Prandaj qeveria perpiqet qe nga vitit 2001 per kete. Nje komision i drejtuar ish-kryetarja e parlamentit Rita Ssmuth paraqiti ne vitin 2001 rekomandimet per integrimin. Qe kurset e gjuhes ne keto rekomandime shiheshin si nje instrument i rendesishem per kete nuk kishte dyshime as atehere.
Kjo eshte me e rendesishmja gjuha gjuha edhe njehere gjuha. Sa me heret aq me mire. Kjo fillon me ate qe te dime si eshte niveli gjuhesor ne kopshte para klases se pare por edhe gjate fillores. Kjo eshte nje sfide e madhe dhe e rendesishme me qellim qe ti menjanojme heret deficitet pohon Thomas de Maizire.
Albert Schmid presidenti i Zyres Federale per Migracionin dhe Refugjatet dhe i ngarkuari per programin e integrimit tha se 600.000 migrante nderkohe kane ndjekur kurset e gjuhes ku kerkohet nje nivel i larte. Gjermanishtja mesohet si gjuhe kulture deri ne 1200 ore mesimi. Synimi eshte terhiqen ne keto kurse gjuhe ata qe jetojne ne Gjermani prej nje kohe te gjate mendon Schmid Ne kuptimin me te gjere behet fjale per permiresime brenda nje grupi migrantesh te cilet kane ardhur pa njohuri gjuhesore.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shume te huaj vizitojne kurse gjuhe
15 nuk duan te integrohen
Me kete Schmid nenkupton te huajt qe kane ardhur para disa dekadash ne Gjermani pa mesuar gjuhen. Shume te tjere kane ardhur per shkak te bashkimit familjar. Perkunder pershtypjes se perhapur se turqit dhe arabet nuk duan te integrohen ministri i Brendshem Thomas de Maizire theksoi se nuk gjenden refuzues te integrimit vetem tek keto grupe. Ai permendi nje shifer 15 te atyre qe refuzojne integrimin shoqerine gjermane.Ketu nuk jane vetem myslimanet por edhe azilante te rinj. Nje pjese e popullates ben fjale gabimisht per ruset. Nuk jane ruse por imigrante. Dhe cfare do te thote te mos kesh deshire per tu integruar Kur refuzon te marresh pjese ne programet integruese veteizolohesh mbetesh vetem brenda grupit te tend dhe refuzon shtetin gjerman tha ai.
Albert Schmid nga Zyra Federale per Migracionin dhe Refugjatet kujton edhe gatishmerine e madhe per integrim nder te huajt. Me shume se gjysma e tyre jane aktive ne organizata gjermane klube futbolli apo sindikata.
Kjo eshte gjithashtu nje pjese e mire e pjesemarrjes ne shoqeri qe duket qarte ne kete forme. Dhe ne teresi ky program imtegrimi qendron nen moton Integrim permes arsimimit.
Per ta pershpejtuar procesin e integtimit tashme po punohet qe te pergatiten mesues nga familjet e emigranteve. Interesi eshte i madh. Schmid shpreson qe me kete te arrihet efekti i duhur.
Autor Marcel Frstenau/Lindita Arapi
Redaktoi Bahri Cani