Prezantohet programi për zhvillimin ekonomik të Prishtinës

Drejtues të komunës së Prishtinës kanë prezantuar programin për zhvillim ekonomik për vitin 2010, në kuadër të të cilit përfshihen projekti për partneritet publiko- privat, trajnimin e të rinjve ta papunë me ndërmarrësi sipas standardeve dhe projekti për subvencionimin e fermerëve në vlerë prej 200 mijë euro. Gjithashtu, është marrë vendim edhe për hapjen e më shumë institucioneve parashkollore përmes partneritetit publiko privat.
Në një konferencë për media të dielën, nënkryetari i komunës së Prishtinës Avdullah Hoti, ka thënë se edhe pse buxheti për fushën e zhvillimit ekonomik nuk është edhe aq i madh, do të mundohen që përmes tij të arrijnë efektin maksimal.
“Në buxhetin e sivjetmë të fushës së ekonomisë dhe zhvillimit rural, i kemi rreth 800 mijë euro, përfshirë edhe buxhetin që shkon për zhvillim të ekonomisë e bujqësi që vijnë nga subvencionet. Është një buxhet që nuk është shumë i madh, por është modest për nevojën e komunës së Prishtinës. Ne po mundohemi që përmes këtij buxheti të arrijmë efektet maksimale për të promovuar edhe zhvillimin ekonomik, por edhe për ta zbutur nivelin e lartë të papunësisë që është në Kosovë e Prishtinë në veçanti”, ka thënë Hoti.
Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal, Agim Dibrani, ka folur për projektet e komunës për këtë vit, të cilat tashmë janë të aprovuara edhe në Kuvendin Komunal.
“Për herë të parë në këtë vit do të bëjmë një projekt për trajnimin e të rinjve të papunë me ndërmarrësi sipas standardeve dhe në partneritetin publiko- privat, në të cilin projekt mendojmë t’i angazhojmë nëpër profesione të ndryshme rreth 30 të rinjve që janë të papunë, vlera e të cilit do të jetë diku përafërsisht prej 30 deri në 40 mijë euro. Kemi projektin që gjithashtu do të shkojë udhërrëfyesi për biznese, i cili është një projekt që punohet në Ministrinë për Tregti dhe Industri, si dhe projektet që fillimisht në këtë vit do të fillojë me fermer për fidanë, vlera e të cilit do të jetë 200 mijë euro. Do të ndihmohen ata fermerë, të cilët kanë mbi 50 ari tokë”, ka thënë Dibrani.
Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Remzi Salihu, ka thënë se për shkak të numrit të vogël të institucioneve parashkollore, të cilat janë vetëm 8 sosh, komuna ka marrë vendim të rrisë këtë numrin e çerdheve për fëmijë.
“Aktualisht i kemi vetëm tetë institucione parashkollore dhe këto institucione parashkollore nuk kanë mundësi as për së afërmi të përmbushin nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Prishtinës. Kjo është një arsyeje që ne si komunë kemi marrë vendim për hapjen e institucioneve parashkollore nëpërmes partneritetit publiko-privat. Arsyeja se pse kemi marrë këtë vendim, është se kemi menduar dhe në bazë të analizave kemi ardhur në përfundim se me këtë formë të hapjes së institucioneve parashkollore nëpërmes partneritetit publiko-privat do të kemi mundësi të zgjerojmë hapësirat, dhe një përfshirje më të madhe të fëmijëve në këto institucione”, ka thënë Salihu.
Sipas tij, tashmë janë përcaktuar zonat e mbulimit, ku këto 8 institucione ekzistuese parashkollore kryesisht mbulojnë qendrën e Prishtinës, prandaj iu është dhënë prioritet pjesëve të tjera si në “Kodrën e Trimave”, “Arbëri” dhe “Vreshta”, lagje të cilave iu mungojnë institucionet parashkollore. /kosovapress/