E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia godet fqinjët

Më mirë është të kesh fqinj me përgjegjësi sesa pa përgjegjësi, pa dallim nëse bëhet fjalë për vend apo pronar të pronës. Maqedonia dhe Bullgaria janë dy vendet fqinje të Greqisë, kriza financiare e së cilës u shkaktoi atyre mjaft gjëra të pakëndshme. Megjithatë, më e prekur ishte Maqedonia, shkruan gazeta amerikane "Washington Times".

Grekët nga ana e tyre janë emocionalisht të lidhur me emrin Maqedoni sepse ashtu quhet njëra nga provincat e tyre dhe krahas asaj që në 1.300 vitet e fundit sllovenët ishin popullata e cila dominon në territorin e shtetit të vogël ballkanik. Pas shkëputjes së Maqedonisë nga Jugosllavia, grekët e kundërshtuan përdorimin e atij emri për shtetin e ri dhe Kombet e Bashkuara (KB) vendosën që ai ta përdorë emrin e pakëndshëm "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë", të cilin maqedonasit vazhdojnë të mos e pranojnë. Shumë vende të botë, përfshirë edhe SHBA-në, e njohin Maqedoninë me emrin e saj kushtetues - Republika e Maqedonisë, por grekët vazhdojnë të kundërshtojnë. Kështu, ata e bllokuan procesin e inkuadrimit të Shkupit në NATO dhe BE.

Kontesti me emrin, megjithatë, nuk i pengoi Athinën dhe Shkupin të vendosin marrëdhënie tregtare, të cilat përfshijnë investime të rëndësishme greke në Maqedoni. Grekët e vendosën Shkupin në një pozitë jashtëzakonisht të rëndë nga njëra anë sepse nuk ka dalje në det, ndërsa nga ana tjetër - meqenëse nuk ka qasje në BE dhe në NATO, e tani kriza greke çoi deri te ulja e madhe e eksportit të Maqedonisë për Greqinë", thekson gazeta. Greqia, ceket në tekst, ishte toleruar nga shumica e shteteve në BE mjaft gjatë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›