E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezë, banorët: Në kala, ndërtimnga ministri i Berishës

Të tjera rreth shkrimit /FOTO VIDEO/ Pamjet e ndërtimit në murin e kalasë TIRANË - Ndërtimet pa kriter nuk kanë kursyer këtë periudhë edhe monumentet kulturore, siç është ndertimi që sapo ka nisur të lulëzojë në kalanë e Prezës.

Prej më shumë së dy javësh, fill pas zgjedhjeve kanë nisur punimet me shpejtësi për ndërtimin e një objekti, ngjitur me murin rrethues të këtij monumenti, në kundërshtim të plotë me ligjin.
 
Ngjarja ka rënë në sy dhe është denoncuar nga banorët e Prezës, të cilët jashtë kamerave tregojnë se "kanë vënë re praninë e një anëtari të kabinetit "Berisha", saktësisht ministër", prej momentit të nisjes së punimeve.

Ata konfirmojnë se "objekti që pritet të ndërtohet është pikërisht i tij". Pamjet e filmuara nga "A 1 Report" tregojnë qartë hapësirën e zënë për ndërtimin e këtij objekti, ku siç duket nga pamjet ka nisur gërmimi dhe duken gurë të mëdhenj grumbull.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›