Grabitje me maska në Urën Vajgurore, katër persona marrin 200 mln lekë
Tiranë- Një grabitje me maska ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Urën Vajgurore.
Katër persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Edmond Piti dhe i kanë grabitur atij shumën prej 200 milionë lekë shqiptare.
Pronari i banesës ka bërë kallëzimin në polici dhe menjëherë ka nisur edhe hetimi.
Në polici janë shoqëruar disa persona në cilësinë e të dyshuarit, edhe vetë zoti Piti për të bërë identifikimin e grabitësve. Ende nuk ka asnjë të re mbi autorët po autoritetet po punojnë në zbardhjen e ngjarjes.