Pribiçeviç: Serbia duhet të përcaktohet mes BE-së dhe Kosovës

Deklaratat e fundit nga Gjermania po nxjerrin çdo ditë e më tepër në pah njohjen e Kosovës nga Serbia, si kusht kryesor për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE.
Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd dhe ish- ambasador i Serbisë në Gjermani, Ognjen Pribiçeviç, thotë se deklarata e zyrtarit gjerman Shokenhof, se traktati për fqinjësinë e mirë me Kosovën, si kusht për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE, praktikisht nënkupton se Serbia duhet të përcaktohet midis anëtarësisë në BE dhe Kosovës, që nënkupton ose BE-ja ose Kosova, e që sipas tij ky është një kusht i ri që s`ishte përmendur deri më tani.
Sipas tij ky është një nga shumë kushte të cilat javëve të fundit po vijnë nga Gjermania e veçmas nga Bundestagu, e të cilat Serbinë gjithnjë e më shumë po e shtyjnë në drejtim të marrjes së vendimeve të dhimbshme dhe të vështira.
Shenjat e qëndrimeve të këtilla nga Berlini e Ëashingtoni kanë mundur të vërehen qysh në pranverë dhe me pakënaqësinë e tyre me politikën e qeverisë së mëparshme dhe me pritjet se pushteti i ri do të jetë më kooperativë lidhur me këtë.
Ai rikujton se vetëm gjatë disa ditëve, njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për anëtarësim në BE e kanë përmendur madje tre zyrtar evropian.
I pari ka qenë kryetari i Parlamentit evropian, Martin Shulc, pastaj të mërkurën e ka bërë kryetari i Këshillit për politik të Jashtme i Bundestagut gjerman Rupreht Polens, dhe tash Andreas Shokenhof.
Siç thotë Pribiqeviç, Shokenhof është shumë më me ndikim nga Polenc dhe njëri nga njerëzit me më rëndësi në CDU (Partia e kancelares Merkel).
Ai thotë se ekziston një shpresë e vogël që këto mesazhe nga janë nga Brukseli pro nga Berlini, mirëpo duke pasur parasysh ndikimin e Berlinit dhe faktin se prapa kësaj qëndron edhe Ëashingtoni, vështirë mund të besohet se Brukseli mund të zhvillojë politikë tjetër ndaj Serbisë në raport me këto dy vendet.