E Diel, 1 Nëntor 2026

Priftërinjtë pedofilë, Vatikani: Papa i gatshëm të takojë viktimat

Papa Benedikti XVI është i gatshëm për takime të reja me viktima të priftërinjve pedofilë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i selisë së shenjtë, at Federico Lombardi, në një deklaratë për radio Vatikanin. Ai shpjegon se papa i ka dërguar një letër irlandezëve ku shprehet i gatshëm për të takuar viktimat ndërsa shton se shumë prej tyre “nuk kërkojnë kompensim ekonomik, por ndihmë shpirtërore, një gjykim për historinë e tyre të dhimbshme personale”.

”Mbi të gjitha kisha duhet të vazhdojë të kërkojë të vërtetën dhe paqen për të ofenduarit. Një nga gjërat që të bën përshtypje është se sot bëhen publike shumë plagë të brendshme të shkaktuara vite më parë, por që ende shkaktojnë dhimbje. Ka diçka që ende duhet kuptuar” thotë at Lombardi.

Sipas tij, fajtorët e këtyre krimeve duhet të përballen me një gjykim të dyfishtë, penal dhe fetar. At Lombardi shprehet më tej se është e nevojshme një formim më efikas i priftërinjve të ardhshëm edhe përsa i përket seksualitetit të tyre, pas revolucionit seksual të dekadave të fundit.

Elona Mamushi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›