E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Brenda 4 ditësh ndërpresim shkarkimet në HEC-e

TIRANE-  Brenda 4 ditësh do të ndërpriten shkarkimet në hidrocentralet mbi lumin Drin. Deklarata është bërë sot pasdite nga Ministri i Energjetikës Dritan Prifti. Duke folur pas një takimi me grupin e posacëm për monitorimin e situatës, Prifti ka deklaruar se për të sjellë në normalitet zonat e përmbytura duhet bonifikim i zonës. “Jemi në nivele pozitive të kaskadës dhe nuk është aspak cudi që për një hark 3-4 ditë ne të ndalojmë shkarkimet nga kjo kaskadë. Sigurisht jemi në periudhë dimri dhe ne do të ndjekim prurjet dhe situatën meteorologjike, por jemi në një situatë shumë të përmirësuar dhe ne kemi siguri që në këtë situatë ne do të kemi mundësi ti ndalojmë shkarkimet” u shpreh Prifti. Gjatë këtij takimi u morr vendimi për uljen e nivelit të shkarkimeve në hidrocentralin e Vaut të Dejës me 200 m/kub në sekondë duke e cuar atë në 1560 m/k për sekondë. Ndërkaq Ministri Prifti bëri të ditur se do të vazhdojnë shkarkimet në hidrocentralin e Fierzës , ndërkohë që niveli aktual ka arritur në kuotën e 291.53 metrave. Prurjet në Fierzë janë 700 m kub në sek ndërsa aktualisht po shkakrohen 1100 metër/kub në sek. Niveli i ujit në Koman është në kuotën e 170.0 m ndërsa prurjet janë 200 metër/kub në sek. I pyetur për kohën se kur mund të kete rënie të nivelit të ujit në zonat e përmbytura, Ministri Prifti tha se për këtë duhet bërë bonifikimi i zonës. Prifti e cilësoi si politike kërkesën e vazhdueshme të opozitës për dorëheqjen e tij. Sipas tij , të majtët kërkojnë të përfitojnë nga fatkeqësia natyrore ndërsa garantoi se siguria e sistemit energjetik shqiptar është maksimale. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›