Prifti Do ia jap prokurorise te gjitha provat

Me hiqni imunitetin
Pavaresisht sa i cuditur jam une nga kjo kerkese pavaresisht se ne video nuk ka asnje veprim te kunderligjshem nga ana ime pavaresisht se do me pelqente te me kishin lejuar te jepja vullnetarisht sqarimet e mia perpara se te behej kjo kerkese per heqje imuniteti tani jemi perpara nje kerkese zyrtare te mberritur ne Kuvend.
I kerkoj kolegeve qe pavaresisht nga marredhenia personale apo politike qe kane me mua te votojne pro dhenies se autorizimit per Prokurorine
Meqe Prokuroria ka dyshime se ne video mund te kete veprime te kunderligjshme ju kerkoj ti hapim rruge hetimit
TIRAN- Pak perpara nisjes se seances se djeshme te Parlamentit ish-ministri Dritan Prifti ka derguar nje leter ku ka njoftuar mospjesemarrjen e tij si dhe ka kerkuar qe deputetet te votojne pro heqjes se imunitetit.
Kam gjykuar mos te marr pjese ne seance meqe Kuvendi voton per dhenien e autorizimit per Prokurorine per hetime ndaj meje. Nuk dua qe koleget deputete te ndikohen ne votim nga prezenca ime ne salle. I kerkoj kolegeve qe pavaresisht nga marredhenia personale apo politike qe kane me mua te votojne pro dhenies se autorizimit per Prokurorine- thuhet ne letren e nenshkruar nga deputeti Dritan Prifti.
Ai ka deklaruar se eshte dakord heqjes se imunitetit ne menyre qe te vihet ne dispozicion te do hetimi qe mund te beje prokuroria. Madje Prifti ka pohuar se eshte dakord edhe me nismen e deputeteve te Partise Demokratike per te hequr dore pergjithmone nga imuniteti. Perpara drejtesise te gjithe duhet te jene te barabarte dhe deputetet nuk duhet te kene imunitet ndaj cdo lloj hetimi- thuhet ne letren e Dritan Priftit.
Nga ana tjeter deputeti ka kritikuar prokurorine per menyren se si ka ndjekur ceshtjen e tij dhe per faktin qe nuk e ka therritur qe te jape shpjegime ne lidhje me akuzen e ngritur. Ai ka shpjeguar se videon e ka regjistruar vete dhe se shume thjesht do e kishte sqaruar ceshtjen nese do te ishte therritur per te deshmuar. Prokuroria e Pergjithshme gjykoi qe te kerkoje autorizim nga Kuvendi per ndjekjen time penale ne lidhje me nje video qe une e kam regjistruar vete.
Pavaresisht sa i cuditur jam une nga kjo kerkese pavaresisht se ne video nuk ka asnje veprim te kunderligjshem nga ana ime pavaresisht se do me pelqente te me kishin lejuar te jepja vullnetarisht sqarimet e mia perpara se te behej kjo kerkese per heqje imuniteti tani jemi perpara nje kerkese zyrtare te mberritur ne Kuvend- thuhet ne letren e Dritan Priftit. Ish-ministri ka shpjeguar se kerkuar qe te paraqitet ne prokurori dhe te deshmoje ne lidhje me kete ceshtje por nuk eshte lejuar nga ana e organit te akuzes.
Meqe Prokuroria ka dyshime se ne kete video mund te kete veprime te parregullta dhe kunderligjshme une ju kerkoj ti hapim rruge ketij hetimi sa me shpejt. Une jam i gatshem qe te bashkepunoj me drejtesine deri ne zbardhjen e plote dhe eliminimin e cdo dyshimi te tyre mbi videon- thuhet ne letren per deputetet.
Sipas ish-ministrit te Ekonomise do te mjaftoje vetem nisja e hetimeve nga ana e prokurorise qe te vertetoje se nuk ka asnje rast korrupsioni. Ai akuzohet nga prokuroria se ka regjistruar veten e tij duke marre nje ryshfet prej 70 mije eurosh se bashku me zv/ministrin Leonard Beqiri.
Por sipas Priftit ne kete rast nuk behet fjale per korrupsion. Ai nuk ka pranuar qe te tregoje te verteten ne Kuvend por ka kerkuar qe deshmine e vetme ta jape perpara prokuroreve ne menyre qe ceshtja te marre forme zyrtare dhe jo-mediatike. Tashme qe Parlamenti dha lejen pritet qe prokuroria te nise verifikimet ne lidhje me videon e regjistruar nga vete Prifti.
Per te dyten here brenda muajit zyrtari i SHBA-ve takon kreret e shtetit shqiptar
Kantrimen nis perpjekjet per te zgjidhur krizen
TIRAN - Zevendesndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen ka nisur dje takimet intensive me zyrtare te larte te shtetit shqiptar ne kuder te vizites se tij treditore ne Shqiperi. I derguari i SHBA-ve ne vendin tone per te ndihmuar ne zgjidhjen e krizes politike ka zhvilluar dje takim me ministrin e Brendshem Lulzim Basha ministrin e Jashtem dhe zevendeskryeministrin Edmond Haxhinasto dhe kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama.
Ne te gjitha keto takime teme kryesore e bisedimeve ka qene situata aktuale politike qe po kalon vendi yne dhe mundesite per zgjidhjen e saj. Serite e takimeve do te vijojne diten e sotme me kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi.
Mbremjen e djeshme zyrtari i larte amerikan perreth dy ore ka diskutuar me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama ne ambientet e Bashkise se Tiranes. Per ate qe eshte diskutuar brenda takimit nuk ka pasur nje njoftim zyrtar nga ana e Partise Socialiste. Sot pritet qe Zevendesndihmes-sekretari Amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen te mbaje nje konference ne ambientet e ambasades se SHBA-ve ne vendin tone.
Mbremjen e djeshme ne aeroportin Nene Tereza ka mberritur dhe zevendes-sekretari i Shtetit amerikan James B. Steinberg i cili pritet te nise paraditen e sotme takime intensive me zyrtaret e larte te shtetit per te diskutuar mbi zgjidhjen e krizes politike ku ndodhet vendi.
PD zyrtarizon Bashen si kandidat per Tiranen
TIRAN - Partia Demokratike zyrtarizon kandidaturen e ministrit te Brendshem Lulzim Basha per Bashkine e Tiranes. Partia me e madhe ne mazhorance i ka dhene fund dyshimeve sa i perket perfaqesuesit te tyre per zgjedhjet vendore te 8 majit ne kryeqytet. Ne nje prononcim televiziv kryetari i Partise Demokratike te Tiranes Aldo Bumci ka bere te ditur zyrtarizimin e kandidatures.
Gjithashtu ai ka sqaruar se ministri i Brendshem tashme ka filluar punen per garen e ardhshme elektorale. Sipas tij Basha po punon fuqishem per strukturat e Tiranes nderkohe qe kandidatura eshte mbeshtetur fort nga seksioni i Tiranes.
Prej kohesh Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha kane investuar mbi figuren e ministrit per ta lancuar ate si kandidat per kreun e Bashkise se Tiranes. Madje prej disa muajsh po zhvillohen testime te ndryshme per kandidatin Basha per te pare fuqine e figures se tij perballe kandidatit te opozites.
Mazhoranca eshte duke perdorur liberalizimin e vizave si nje atribut i ministrit te Brendshem per te fituar sa me shume pike tek votuesit. Drejtues te mazhorances ne komunikimet e tyre per mediat kane theksuar se ministri Basha kandidati potencial qe mund tu sjelle atyre fitoren me 8 maj.
Lajcak Shqiperia ne krize
SARAJEV- Ndermjetesuesi i Bashkimit Europian per krizen ne Shqiperi Miroslav Lajcak ka shprehur dje shqetesimin per situaten politike ne Shqiperi duke i bere thirrje lidereve politike te saj qe te ndermarrin hapa urgjente per te kapercyer mosmarreveshjet politike.
Ka vende ku zhvillimi politik nuk eshte i kenaqshem ka vende qe po kapercejne sfida te brendshme madje ne disa vende mund te flasim edhe per krize politike sic eshte Shqiperia.
Keto vende jane mesuar te udhehiqen prej nesh ne procesin e integrimit dhe anetaresimit mirepo filozofia europiane eshte se ju keni perspektiven por duhet te veproni edhe vete-tha Lajcak ne nje interviste per Rojters qe nga Sarajeva ndersa ndodhet ne nje vizite ne Bosnje Hercegovine. Sipas tij duhen plotesuar kushte te qarta ne menyre qe Shqiperia te marre statusin kandidat ne fund te ketij viti.
Fatkeqesisht tha ai ne vend qe te fokusohen tek keto rekomandime kyce te percaktuara nga BE vendi eshte tashme thellesisht i ndare dhe i fokusuar ne konfliktin e brendshem se sa tek integrimi europian.
Ndaj ne jemi te shqetesuar dhe jemi gati te ndihmojme dhe asistojme por duhet te shohim gatishmeri dhe vullnet nga te gjitha forcat kryesore politike dhe qe ato te angazhohen ne nje dialog te ndershem politik atehere ne do te jemi gati ti ndihmojme deklaroi Lajcak.
Parti te reja kerkojne te garojne me 8 maj
TIRAN - Ne cdo pale zgjedhjesh qe zhvillohen ne Shqiperi parti te reja do te kerkojne te garojne. Edhe pse tashme jemi nje nder vendet me me shume parti per banore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te shqyrtoje paraditen e sotme kater kerkesa per regjistrim te partive te reja per zgjedhjet vendore te 8 majit.
Ne mbledhjen qe do te zhvillohet ne oren 1100 institucioni i administrimit te zgjedhjeve ne Shqiperi do te shqyrtoje projekt-vendimet per regjistrimin si subjekt zgjedhor te Partise Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen te Partise Aleanca Kombetare te Partise Levizja per Drejtesi e Shqiptareve dhe te Partise Emigracioni Shqiptar.
Ne relacionet qe jane pergatitur nga drejtoria juridike e KQZ-se jo te gjitha partite qe kane kerkuar te hyjne ne zgjedhje kane dokumentacion e plote. Ne nje prej relacioneve thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas verifikimeve perkatese konstaton se dokumentacioni i paraqitur nga Partia Emigracioni Shqiptar nuk ploteson kriteret e nenit 64 te ligjit Nr.10019 date 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise.
Per nje tjeter parti KQZ pasi beri verifikimet perkatese konstatoi se kerkesa dhe dokumentacioni i paraqitur nga Partise Levizja per Drejtesi e Shqiptareve eshte ne perputhje me nenin 64 te ligjit Nr. 10019 date 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise.