E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet e protestuesve

Pas Tunizise dhe Egjiptit ku permbysjet kaluan Libia po vihet ne qender te vemendjes boterore per shkak te asaj qe dyshohet se mund te jete duke ndodhur nje gjenocid politik nga vrasjet masive te regjimit te Gadafit mbi protestuesit. Shifrat levizin nga 100 deri ne dhjete mije dhe ka dyshime te besueshme prej shtypit se regjimi ka angazhuar mercenare te huaj per te kryer vrasjet.


Bashkimi Evropian dhe vendet kryesore perendimore perfshi SHBA kane denuar vrasjet e protestuesve. Ministri i Jashtem i Luksemburgut tha dje se vrasjet e protestuesve te paarmatosur jane te denueshme dhe te papranueshme nga cdo vend perendimor.


Qeveria shqiptare ca per shkak te servilizmit dhe shpesh here per shkak te keqkuptimit qe ka per rendesine e saj ndjek ne deklaratat per politike te jashtme gjithmone deklaratat dhe qendrimet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Shpeshhere e ben kete dhe pa qene nevoja. I vetmi rast ku qeveria shqiptare po hesht per nje gjenocid politik nderkombetar eshte rasti i vrasjeve te protestuesve ne vendet arabe dhe sidomos ne Libi. Heshtja nuk do shume mend eshte produkt i asaj cfare vete qeveria shqiptare dhe Sali Berisha kane bere ne Tirane. Analogjia e vrasjeve te protestuesve ne vendet arabe dhe atyre ne Shqiperi ngjan si dy pika uji.


Bile vrasjet ne Shqiperi jane dhe me te dhimbshme pasi jane kryer qetesisht me gjakftohtesi dhe larg rrethanave ne te cilat ndodhin ato ne boten arabe.Si per ta bere dhe me te veshtire poziten e qeverise shqiptareu shfaqen dje protestat ne Athine ku policet greke gati u masakruan me napalm dhe molotov dhe askush nuk qelloi per vdekje protestuesit.


Ndryshimi thelbesor mes nje demokracie dhe nje regjimi ka te beje pikerisht me qendrimin qe mban ndaj qytetareve ne proteste qofte kjo edhe e dhunshme.


Sali Berisha i cili para nje viti ngriti Komision Hetimor per te gjetur vrasesit e masakres se Tivarit ndodhur ne nje shtet tjeter per bashkekombasit tane tani po hesht per masakren e bere me urdher te tij para zyres se tij. Dhe per ironi te fatit per te dy masakrat ka ngritur nga nje komision hetimor. I pari sic pritej la vetem shijen e banalitetit te atyre qe e moren persiper kurse i dyti ishte i vetmi institucion humori ne keto dite zie.


Berisha i cili po plas te jete ne nje vije me perendimoret dhe ne sinkron me ta per veprimet e tij po ben diferencen me ta pikerisht ne elementin qe ndan demokracite nga regjimet e korruptuara dhe diktatoriale. Ai po hesht per vrasjet politike dhe gjenocidin politik ne vendet arabe.


Ai po enderron te mos jete as si Gadafi as si Ben Ali as Mubaraku por problemi eshte se nuk thote dot qe jam ne anen e te vrareve qe kane fatin e Ziver Veizit Faik Myrtos Hekuran Dedes dhe Aleks Nikes.


Ai eshte ne ngerc politik nga ky paralelizem fatkeq per te ngerc i cili behet dhe me i dukshem kur krahason fjalimet e tij qe ngjajne me dy pika uji si ato te Gadafit.
Por ka nje krye-arsye perse Berisha nuk i denon ato vrasje.


Ai ende nuk ka denuar vrasjet e 21 Janarit ne Shqiperi. Ai ende nuk eshte distancuar nga akti i vrasjes dhe asnje zyrtar shqiptar perfshi dhe ate nuk ka deklaruar se vrasja e qytetareve te paarmatosur nuk do te ndodhe kurre ne kete vend.


Ky detaj eshte shume i rendesishem per te kuptuar se ai eshte vete vrasesi. Nuk ka shume rendesi nese Ziverin e ka vrare nje gardist nga Lushnja apo nje gardist nga Gramshi nuk ka rendesi nese ka shtire mbi turme nje tropojan apo ndonje mercenar i paguar privatisht nga jashte kufirit.


Ka rendesi qe kryeministri i vendit nuk ka denuar vrasjet para zyres se tij por po vazhdon betejen ne mbeshtetje te vrasesve. Kjo eshte nje diference e madhe ne mentalitetin e nje lideri perendimor nga nje udheheqes regjimi.


Ne kete situate te rende te krijuar hetimet jane njera ane e medaljes kurse qendrimi politik eshte ana thelbesore. Hetimet nuk na i ndalin dot me vrasjet ne te ardhmen dhe sikur te dale se ato i ka vrare bodiguard-i i Berishes.


Vrasjet politike ne te ardhmen na i ndal vetem distancimi politik nga to dhe quajtja e tyre krim politik. Sali Berisha kryeministri ne detyre i vendit nuk i ka denuar vrasjet as formalisht dhe as realisht. Ai vetem per nje moment ka tentuar tia faturoje kundershtarit dhe kur ka pare qe ka qene e pamundur ka nisur tu dale zot.


Ky eshte zhvillimi me negativ qe ben diferencen e Shqiperise nga vendet perendimore. Qendrimi ndaj nje vrasje politike ndan regjimet nga demokracite. Qendrimi i Berishes ndaj vrasjeve para kryeministrise dhe per shkak te tyre dhe ndaj vrasjeve politike qe po ndodhin ne boten arabe na fut ne ne vendet me vrasje politike qe jane shume larg standardeve te vendeve qe tentojne te shkojne sic thuhet drejt Perendimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›