Prifti: E çfarë ka të keqe me këto FOTO?
Policia ka nisur një hetim pas publikimit të disa fotove shqetësuese, ku shfaqen disa fëmijë shkolle duke lëpirë krem nga gjunjët e një prifti polak.
Pamjet, që mesa duket janë pjesë e një ceremonie për fillimin e shkollës, janë marrë në gjimnazin Salesians, në Lubin, në jug të Polonisë.
Fëmijët 13 vjeçarë marrin pjesë në këtë ceremoni të çuditshme.
At Marcin Kozyra, që është edhe drejtues i shkollës, ka mbrojtur këtë veprime duke thënë se kjo është një traditë prej vitesh për të gjithë ata fëmijë që nisin vitin e parë në gjimnaz.
Një zëdhënës i qeverisë tha se fotot janë shqetësuese. Po ashtu edhe organizatat e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve janë shprehur të shqetësuara.
Ndërsa njerëzit kanë shprehur shqetësim, disa prindër të fëmijëve kanë mbrojtur këto veprime. Ata thonë se ajo është shkumë rroje dhe askush nuk është detyruar ta hajë.





