Çmenduri për iPhone 5, merr fund pritja e fansave (FOTO)
Njerëz nga e gjithë bota, kishin më shumë se një javë që prisnin dhe kishin krijuar radhë, përpara dyqaneve të Apple, për të blerë iPhone 5. Dhe, pritja e tyre ka marrë fund gjatë mëngjesit të ditës së sotme, teksa ka nisur shitja e iPhone 5.
Nga Londra, në Nju Jork, nga Sidnei në Tokio, fansat e Apple, që kishin ngritur çadrat para dyqaneve të Apple, kanë shpërthyer nga gëzimi sot, teksa kanë blerë më në fund iPhone 5.
Biznesmeni Ryan William ishte personi që u bë blerësi i parë i iPhone 5. Ai kishte një javë që qëndronte në radhë me një mikun e vet, Peter King, për të blerë telefonin.
Dhe të mendosh që një pjesë e mirë e njerëzve në botë vuajnë për bukë dhe mbajnë radhë për të marrë ndonjë ndihmë sociale.





























