Prifti Edi Rama ka ndryshuar me Berishen nuk kam komunikim

Ne kete interviste dhene mbreme kryeredaktorit te gazetes Shekulli Dritan Prifti ben nje analize interesante te fushates elektorale dhe flet mbi raportet politike dhe personale me aktoret kryesore te politikes se sotme. Ish-ministri i vene ne qender te interesit publik pas publikimeve shume te rendesishme te akteve korruptive ne qeveri personalisht eshte angazhuar ne kete fushate ne dy komuna te Fierit. Do ti fitoj te dyja - thote me bindje pavaresisht se te pakten nje prej tyre njihet si nje nga bastionet e PD-se.
Z. Prifti ne fillim te fushates elektorale ju dhate nje interviste per Shekulli-n dhe parashikuat nje fitore te PS ne Tirane dhe gjithe vendin. Tani qe fushata po perfundon mendoni te njejten gje
Une parashikova qe nese fushata do te ishte politike dhe nuk do te perqendrohej ne emra apo lufte kandidatesh PS i fitonte zgjedhjet. Fushata filloi me lufte kandidatesh dhe emrash te pervecem dhe dukej se PD kishte avantazh madje kjo reflektohej edhe ne Tirane. Me vone PS e kuptoj kurthin e nje fushate administrative per emra te pervecem dhe filloi tu fliste votuesve politikisht.
PS filloi te fliste per varferine e skajshme qe ka pllakosur shqiptaret ane e mbane per diktaturen e re qe po lind nepermjet presioneve per te hequr njerezit nga puna nese nuk votojne PD per deshtimin e qeverise Berisha ne 6 vjet qe drejton vendin per korrupsionin galopant qe varferon cdo shqiptar cdo dite e me shume per mungesen e vizionit per te qeverisur vendin nga PD-LSI per vrasjet politike te pazbuluara per krimin ordiner qe lulezon per bujqesine e braktisur nga shteti per vrasjet e 21 janarit etj. etj.
PS filloi te tallej me premtimet fantastike te Berishes kur ne 6 vjet nuk eshte bere asgje. PD filloi te humbte qetesine duke inspiruar akte te dhunshme ndaj kandidateve te PS dhe opozites. Raste te shumta manipulimesh me listat e votuesve u bene publike.
Pa dashje PD filloi te tregonte para shqiptareve nje fytyre te dhunshme duke i kujtuar serish vitin 1997. Keto zhvillime tregojne se zgjedhjet po i fiton PS dhe opozita. Pra une besoj se opozita do ti fitoje keto zgjedhje politikisht dhe ne shumicen e bashkive dhe te komunave te vendit.
Po garen e Tiranes si e perceptoni
Lul Basha ka bere nje fushate te mire dhe te qete. E filloi me mire se Edi Rama se dukej qe kishte kohe qe pergatitej. Edi Rama nuk e kishte vendosur prej kohesh nese do te rikandidonte vete dhe nuk ishte perqendruar tek gara e Tiranes. Basha beri nje fushate teorike te tipit amerikan me projekte te gatshme te parapergatitura dhe me regji te rrepte ku kontrollohej cdo fjale.
Ky stil me kaseta te bera me regji dhe kontroll te rrepte pa lejuar median e lire te ishte prezent dhe pasqyronte fushaten si e gjykonin ato beri qe Lul Basha te bente armiqesi te panevojshme ne disa media shoqeruar me mungese pasqyrimi disa ditesh. Kjo ishte nje kosto e madhe per Bashen jo vetem karshi mediave. Kjo i tregoi elektoratit qe Lul Basha nuk eshte i sinqerte nuk eshte i hapur dhe transparent sepse kerkon te montoje dhe zbukuroje fushaten e tij jashte realitetit.
Vrulli i fillimit i Lul Bashes eshte zbehur shume keto dite te fundit te fushates. Megjithate une mendoj se Basha ka bere nje pune te lavderueshme ne kete fushate por une po te isha ne vend te Berishes pas vrasjeve te 21 janarit nuk do te kisha zgjedhur Lul Bashen per kandidat per Tiranen. Pavaresisht ka apo jo faj Lul Basha per vrasjet vrasjet u bene me armet e shtetit dhe Ministri Brendshem ka faj moral nese jo penal. Kandidate si Bujar Nishani apo Myqerem Tafaj do te ishin me te pershtatshem per Tiranen.
E keni ndjekur Shekulli-n me botimet mbi pasurine dhe te kaluaren e erret te kandidatit te PD-se per Tiranen
E kam ndjekur. Pranoni nje pergezim per profesionalizmin dhe thellesine e investigimit. Me ka ardhur keq qe Basha nuk pergjigjet vete per keto fakte. Ato jane te rendesishme per nje politikan ne zgjedhje.
Po per Ramen cfare mendoni
Edi Rama ka hyre ne lojen e vet ditet e fundit. Pergjegjesia e Rames eshte me e madhe se ajo e Bashes. Rama si kryetar i PS ka gjithe Shqiperine per te konkurruar. Rama filloi me nje kosto fushaten koston e rikandidimit per here te katert. Ne Shqiperi kjo quhet kosto kurse bota demokratike kete e quan avantazh elektoral. Bota e vlereson eksperiencen pjekurine dhe historine ne pune kurse per ne kjo eshte konsumim qe sjell kosto.
Ne Amerike rikandidimet fitohen ne rreth 90 te rasteve. Jane te pafund rastet e senatoreve apo kongresmeneve mbi 80 vjec. Bile edhe kur 80-vjecaret i ka larguar partia e tyre ata kane fituar si te pavarur. Megjithate per Ramen rikandidimi solli fillimisht nje kosto.
Por Rama e luajti bukur karten e eksperiences e nje personi te provuar per suksesin e tij. E verteta eshte qe Edi Rama me gjithe defektet e tij e ka sjelle Tiranen ne Europe gjate 11 vjeteve si kryetar bashkie. Tirana e PD u kioskezua ne menyre te shemtuar. Tirana e PD i ngjante Afrikes primitive kurse pas fitores se Edi Rames ne vitin 2000 Tirana filloi te hynte ne Europe.
Tirana u asfaltua u gjelberua u zbukurua u zhvillua me blloqe te reja banimi modern. Tirana eshte bere nje qytet me infrastrukture moderne nje qytet ku bashkejeton i moshuari dhe i riu dhe ku te gjithe kane hapesirat e tyre. Tirana do te ishte dhe me e bukur nese pushteti i Berishes nuk do ta bllokonte ne 6 vjet qeverisje.
Te gjithe e mbajne mend si ne 2005-n menjehere pasi Berisha rierdhi ne pushtet prishi Zogun e Zi pastaj bllokoi KRT-ne e Tiranes duke bllokuar zhvillimin e qytetit. Pastaj u bllokua Unaza e Madhe pastaj u bllokuan zhvillimet tek Liqeni etj. etj. Edi Rama ne 11 vjet kryetar bashkie vetem 5 vjet ka punuar i qete. Ne 6 vjetet e fundit ai ka pasur ne kurriz Berishen edhe Meten.
Edi Ramen ne kete gare e favorizon puna e mire qe ka bere per Tiranen e sotme. Por Edi Rama ka nje plan per ta bere Tiranen nje qender interesante ballkanike. Projekti fantastik i qendres se Tiranes po ecen shpejt. Qendra e Tiranes ka qene me e demtuara nga konflikti Rama-Berisha. Rama e fitoi dhe kete beteje.
Qendra e Tiranes po i kthehet qytetarit po i kthehet argetimit dhe turizmit dhe po i largohet trafikut dhe ndotjes. Me perfundimin e qendres se re te Tiranes Edi Rama do ti kthehet Unazes se Madhe Tramvajit te ri hapesirave me te medha te gjelbra parqeve te reja brenda qytetit shkollave te reja etj. Njerezit e dine se di Rama punon. Une voten time e kam per Edi Ramen.
fare ka ndodhur me ju Dikur e keni kritikuar fort Edi Ramen
Une e kam kritikuar Edi Ramen politikisht ose per te meta personale asnjehere per punen e tij. Hapini dhe rilexojini gjithe intervistat e mia. Une kam qene gjithmone i kenaqur per punen e Edi Rames ne Tirane. Une jam njeri objektiv dhe nuk mund te hedh poshte nje gje qe e shohin te gjithe.
Edhe Lul Basha nuk e ka hedhe poshte punen e Rames ne Tirane. Une e kam sulmuar Edi Ramen politikisht duke qene ne opozite me ate nga pozitat e LSI apo mazhorances qeverisese. Lufta politike gjithmone ka ekzagjerime. Rama me ka sulmuar mua me ekzagjerime dhe une kam bere te njejten gje ndaj tij.
Per cudine time Edi Rama ka ndryshuar pozitivisht edhe si njeri. Ndryshe nga 10 vjet me pare sot ai mua me duket normal. shte njeri qe ne biseda private flet per nenen e tij per gruan e tij per vellane e tij. shte njeri qe te degjon dhe te merr mendim. Para disa javesh po bisedoja me Edi Ramen per te publikuar disa pasuri te padeklaruara te Ilir Metes. Rama mu lut qe te mos hidhja dyshime mbi Ilir Meten duke perdorur nje pasuri qe eshte ne emer te nje gruaje te ve qe ka nje femije jetim.
Nje pasuri me shume apo me pak per Ilir Meten nuk ben ndryshim te njerezit. Njerezit tashme e njohin Ilir Meten - me tha Rama. Une vertet u cudita me kete ndryshim pozitiv te Edi Rames. Ai 10 vjet me pare do te kishte perdorur cdo mjet per te goditur kundershtarin. Sot ai mu lut mos te merresha me nje grua te ve dhe nje femije jetim.
Edi Rama ka ndryshuar pozitivisht si njeri eshte bere me i dashur me serioz me i pergjegjshem. Kjo pjese mbase me shume se cdo gje tjeter ndikoi qe une te rreshtohesha ne krah tij dhe te opozites ne kete fushate.
Jeni me Edi Ramen politikisht apo per ndryshimin njerezor qe keni pare tek ai
Mos te ngaterrohemi. Marredheniet personale sigurisht qe kane ndikimin e tyre maksimal por une jam njeri dhe politikan dhe veproj njerezisht dhe politikisht. Sot une jam politikisht ne opozite. Ne keto kushte kuptoj qarte sa e rendesishme eshte fitorja e Edi Rames e Tirane.
Opozita duhet te fitoje Tiranen per te balancuar pushtetin absolut te Sali Berishes ne qeverisje. Kjo fitore i leverdis Shqiperise me shume sesa opozites. Fitorja e Tiranes nga Edi Rama do ti jepte fund luftes brenda se majtes. Segmente brenda PS te shitura tek Berisha do te merrnin goditjen perfundimtare me fitoren e Rames.
Ne te kundert ata do te gjalleroheshin dhe PS do te fillonte te vajtonte per disa vjet. Berisha Nano dhe Meta do te perdornin gjithe mjetet e tyre per ta shkaterruar PS pergjithmone.
Kjo nuk i leverdis Shqiperise. Shqiptareve nuk i leverdis nje Shqiperi e copetuar mes Berishes Nanos e Metes. Kjo do te ishte nje tragjedi kombetare nje papjekuri kombetare nje kthim i turpshem mbrapa.
Si mendoni se del LSI ne kete fushate
Nuk besoj se ekziston akoma ndonje shqiptar qe voton Ilir Meten per ideologji apo bindje politike. Ata qe do te votojne LSI ne keto zgjedhje votojne vetem per interes do te votojne vetem ata qe kane ndonje vend pune apo qe do te marrin para te thata ne dore nga LSI.
Mbetet per tu pare sa interresaxhinj do te kete mundesi te joshe LSI ne keto zgjedhje. Une mendoj se LSI do te dal nga 2-4 keto zgjedhje. Ne zgjedhjet lokale te 2007-s LSI mori 10. Keto zgjedhje do te marre absolutisht me pak se gjysma e 2007-s. Askush nuk voton LSI sot per ideale.
fare mendoni per kandidaturat e LSI ne kete fushate
LSI nuk ka shume njerez dinjitoz per te kandiduar. Ata qe jane dinjitoz Meta nuk i kandidon sepse atij i duhen besnik ndaj vetes me shume se dinjitoz. Po ju permend dy prej tyre Erisa Xhixhon ne Tirane dhe Albert Sanxhakun ne Lushnje. Erisa eshte nje aktiviste e forumit rinor te LSI nje vajze e mire dhe studente e mire.
Ajo ka nje eksperience pune rreth dy vjet ne arsim dhe ska asnje aftesi apo kualifikim te drejtoje nje minibashki ne Tirane. Ilir Meta e zgjedh ate te perfaqesoje LSI sepse Erisa ka rreth 5 vjet qe ndihmon ne familje si dado babysitter e femijeve te Ilir Metes dhe se eshte e fejuar me nje kusheri te ciftit Meta-Kryemadhi.
Eksperienca si kujdestare e femijeve te Monikes nuk e ben Erisa Xhixhon te kualifikuar per te drejtuar nje njesi vendore ne Tirane. Kjo eksperience e ben ate te besueshme per Ilir Meten por jo per Tiranen. Kurse Albert Sanxhaku eshte nje kameleon qe nderron ngjyre ne cdo pale zgjedhje. Ne zgjedhjet e 2005-s Albert Sanxhaku ishte me PS. Ne zgjedhjet e 2007-s ai ishte me LSI.
Ne zgjedhjet e 2009-s ai kaloi perseri me PS por fshehurazi punonte per Ilir Banon e PD. Kurse ne zgjedhjet e tanishme kaloi perseri me LSI-PD dhe kandidon per kete koalicion. Sanxhaku nuk ka bindje politike ai kalon nga nje krah tek tjetri ne baze te interesit te momentit dhe ofertes financiare.
Une nuk besoj se LSI do te fitoje ndonje njesi vendore ne Shqiperi. Mbase fiton ndonje aksidentalisht por ne shumice kandidatet e saj do te humbin. PD nuk ka asnje interes te votoje kandidatet e LSI ne bashkite apo komunat qe koalicioni perfaqesohet nga LSI.
Nese ata votojne LSI keta kandidate do te rikandidojne dhe pas 4 vjetesh nese fitojne sot. Strukturat e PD neper bashki dhe komuna nuk kane interes e mbyllin karrieren e tyre politike duke votuar LSI qe eshte vetem ne nje koalicion rastesor me PD.
Dalja vec e vec ne fushate e Berishes me Meten tregon se Berisha aleancen me LSI e ka vetem te perkohshme. LSI eshte nje force politike qe nuk ngjall me asnje shprese dhe misioni i saj politik ka perfunduar me deshtim.
Po kandidatet e LSI ne qarkun e Fierit si paraqiten
Lushnja Fieri dhe Mallakastra jane shume te majte. Ne 2007-n ne zgjedhjet lokale LSI doli 16. Tani LSI nuk e kalon 4 ne kete qark. Ne njohjen time asnje kandidat i LSI ne kete qark nuk fiton. Megjithese Meta vuri si kandidate disa miqte e mi me shpresen se une nuk do ti luftoja ai gaboi. Te gjithe keta kandidate humbin zgjedhjet.
Ne Libofshe dhe Topoje humbin se u provuan mandatin e kaluar dhe i zhgenjyen te gjithe. Gjithe miqte dhe mbeshtetesit e mi ne Libofshe e Topoje duhet te votojne kandidatet e PS sepse jane punetor dhe serioz. Ne Frakull kandidatin e LSI nuk e njohin sepse ka 10 vjet qe ka ikur nga zona. Ne Portez kandidatin e LSI nuk e mbeshtet as fisi i vet dhe nese ai nuk eshte per familjen e vet nuk ka si ta besojne te tjeret.
Ne Kurjan kandidati i LSI pervecse ka rritur barkun e vet nuk ka bere asgje ne 4 vjetet qe kaluan si kryetar komune. Ne Greshice dhe Kute populli eshte socialist dhe nuk voton per dy ish-socialist qe perfaqesojne Meten dhe i japin oksigjen Berishes. Vertet nuk besoj qe ndonje kandidat i LSI mund te fitoje.
Une nuk kam punuar fort kunder tyre por me vjen turp qe ata perfaqesojne akoma Ilir Meten. Brenda vetes dhe ata kane turp por interesi apo frika e momentit i detyron te vazhdojne.
Shume njerez prisnin qe ju te nxirrnit ndonje video te re kete fushate. Ju nuk e bete. U trembet apo po mbroni Berishen
Me vjen keq nese kam zhgenjyer dike. Une kam bere fushate per PS dhe opoziten keto zgjedhje ashtu sic e kisha deklaruar. Sic e dini une kam shume armiq per shkak te videos se pare dhe denoncimeve te shumta qe i kam bere korrupsionit qeveritar. Nuk dua te bej armiq te tjere duke vazhduar historite me video.
Une kam nje familje dhe 4 femije dhe kam pergjegjesi te jetoj per ti mbeshtetur femijet te rriten dhe te behen te mbare. Me duket se une kam bere per opoziten me shume se cdo opozitar tjeter te pakten per keto zgjedhje. Kam rrezikuar shume. Njerezit kishin vene baste se une do ta pesoja si Kosta Trebicka.
Komshinjte e mi nuk ngjiten ne nje ashensor me mua nga frika mos e pesojne nga ndonje bombe per shkakun tim. Askush nuk mund te me kerkoje mua te bej me shume me video te tjera. Nuk do te nxjerr asnje video tjeter. Nuk e bej per te mbrojtur askend as Berishen as Meten.
Meqe jemi te videot Berisha nuk ju ka sulmuar asnjehere pas largimit tuaj nga qeveria. Pse
Kjo pyetje i duhet bere Berishes jo mua. Kam muaj qe une skam asnje komunikim me Berishen. Kam punuar normalisht me ate. Ai ka shprehur fjale te mira per punen time si Minister. Tani jemi ne nje situate tjeter. Une kam zgjedhur vete te jem kundershtar politik me Berishen. Mendoj se keshtu i perfaqesoj me mire zgjedhesit e mi.
Ne Fier jeni perqendruar shume ne komunen Dermenas dhe Libofshe. Njerezit aty thone qe ka mundesi qe ti fitoni te dyja...
Do ti fitoj te dyja. Mbeshtes aty kandidatet e PS qe jane njekohesisht miq te mi shume te mire Viktor Fasko dhe Naun Doko. Te dyja do te fitohen me diference shume te madhe. Diferencen po e thellon ditet e fundit zhurma qe po ben PD-LSI se do ti vjedhin dhe marrin me dhune votat.
Myzeqaret nuk e kane harruar dhunen e PD te viteve 1994 dhe 1996. Kjo i acaron njerezit. Ata do te votojne fort per te mbeshtetur dy kandidate punetore e te perkushtuar por do te votojne dhe qe te ndryshoje faqja e ketyre 2 komunave qe per hir te se vertetes jane te braktisura dhe keqmenaxhuara nga ish-kryetaret.
Njerezit ne keto komuna kane shume halle kurse ish-kryetaret e ketyre komunave kane rritur barkun dhe pasurite e tyre duke harruar plotesisht premtimet e tyre dhe kush i votoi. Kanalizimet e ujerave te zeza dhe te bardha infrastruktura bujqesore e blegtorale planet urbanistike pronesia mbi token ndricimi rruget jane me keq se ne vitin 1992 kur u rrezua komunizmi.
Fshati eshte braktisur nga pushteti qendror por dhe nga perfaqesuesit e tyre lokale prandaj duhet votuar opozita me shpresen e ndryshimit te madh qe e duam kaq shume.
Si shkojne hetimet e prokurorise ndaj jush
Une paraqitem sa here qe me therrasin prokuroret. Kam dhene sqarime dhe do te vazhdoj te jap sa here te nevojitet. Kam gjetur kohen pavaresisht se ne fushate te shkoj dhe jap sqarime. Shpresoj qe ne perfundim te hetimeve te sqarohet cdo gje dhe te pastrohet cdo dyshim qe eshte hedhur mbi mua.
Une pavaresisht se ne mes te ujqerve si Minister kam punuar paster dhe me pergjegjesi. Nuk kam abuzuar kurre me detyren. Nuk kam ngaterruar kurre jeten private me ate publike.