E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja, Shtëpia e Bardhë: Fotot, të tmerrshme

UPDATE- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney  tha sot se fotot e Osama bin Ladenit pas vdekjes janë të tmerrshme ndaj ende nuk është marrë një vendim nëse duhen publikuar apo jo.

Sipas tij, Shtëpia e Bardhë është duke parë mundësinë e publikimit të tyre.

Gjatë një konference për shtyp, Jay Carney përgënjeshtroi gjithashtu edhe lajmin se gjatë sulmit ishte vare edhe gruaja e  Osama bin Ladenit.

Ai shpjegoi se gruaja nuk ka vdekur, pasi është goditur në këmbë. Nje tjeter grua  eshte vrare ne katin e pare te shtepise, saktesoi ai.

I pyetur nga gazetarët lidhur me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, Jay Carney tha se do të vazhdojnë pasi janë shumë të rëndësishme për ecurinë e luftës kundër terrorizmit.

Hakerat publikojnë foton e Bin Laden pas vdekjes

Portali italian La Stampa, ka botuar pasditen e sotme një foto ku mendohet se paraqitet Osama bin Laden pasi është qëlluar nga forcat speciale amerikane.

Fotoja është publikuar në internet, nga hakerat e quajtur Anonymous dhe që më pas është përcjellë edhe në rrjetet sociale. Autenticiteti i fotos ende nuk është konfirmuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›