Prifti Meta fsheh gurore dhe pallate nen emrat e te tjereve

Debati mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit hyri dje ne hulline e transparences se pasurive me akuza te ndersjella per fshehje pallatesh fabrikash vilash dhe objektesh te tjera. Ish-ministri i Ekonomise deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti akuzoi dje kryetarin e kesaj partie Ilir Meten se ai ka fshehur nen emra te tjere pasuri te shumta si gurore ne Skrapar pallate ne Tirane vila ne bregdet dhe ndertime te tjera te shumta. Reagimi i Priftit erdhi pas akuzes qe beri dje paradite sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama per sa i perket gjendjes mendore te Priftit dhe faktit se si ai kishte arritur te ishte miliarder nga nje fabrike tullash qe nuk ishte vendosur ne pune asnjehere.
PriftiNenkryetari i LSI-se Dritan Prifti akuzoi dje zevendeskryeministrin njekohesisht ministrin e Ekonomise Ilir Meta se kishte pasuri te shumta te padeklaruara publikisht dhe te fshehura nen emra te tjere. Kete akuze Prifti e shperndau per mediat nepermjet mesazheve nga telefoni i tij celular per shkak se prej tri ditesh ish-ministri nuk ndodhet ne Shqiperi. Duke replikuar me sekretarin e pergjithshem te LSI-se Luan Rama Prifti theksoi se ai duhet ta pyeste Ilir Meten per pasurite qe mbante te fshehura. Luani ta pyes Meten ne qofte se ai e ka deklaruar gjithe pasurine e tij dhe pas cileve emra i ka fshehur ato. Se shpejti do ti sqaroj une pasurite e Ilir Metes duke filluar nga guroret ne Skrapar pallatet ne Tirane galerite luksoze ne bllok apo tokat e vilat ne bregdet thekson Dritan Prifti ne deklaraten e shperndare per mediat. Po keshtu ish- ministri thekson se i fton te gjithe te qeshin me Ilir Meten i cili sipas tij eshte bere qesharak. Ne deklaraten e tij Prifti e quan Meten komiku intrigant.
LSILevizja Socialiste per Integrim nepermjet sekretarit te pergjithshem Luan Rama deklaroi se organet kompetente ne vend duhet te shpjegojne se si Dritan Prifti arriti te behej milioner brenda nje kohe shume te shkurter. LSI nuk ka investuar as voten as angazhimin dhe as atributet e saj politike qe dikush qe merr nje mandat per shkak te LSI-se te gdhihet milioner. Kjo eshte ceshtje qe u mbetet organeve te deklarimit te pasurise organeve te hetimit qe te provojne dhe te zbardhin perpara opinionit publik shqiptar kete skeme sesi mund te behesh milioner duke qene minister dhe duke shitur tulla te pandertuara deklaroi Luan Rama per mediat. Drejtuesi i larte i LSI-se theksoi se situata e krijuar se fundi nga akuzat e forta te ish-ministrit te Ekonomise nenkryetar i LSI-se Dritan Prifti kane nder te tjera edhe nje sfond patologjik. Njeriu nuk e ka ne dore qe te semuret apo te mos semuret. Per shkak te gjendjes se tij te renduar ne domethene drejtuesit Kryesia dhe forumet e LSI-se nuk kane dashur te ngacmojne dhe madje kane dashur ta ruajne gjendjen e tij shendetesore per te mos e provokuar intensitetin e larte te reagimeve apo reflektimeve qe kane te bejne me te gjithe sistemin e tij nervor theksoi Rama. Por nga ana tjeter Luan Rama nenvizoi se Dritan Prifti mbetet nenkryetar i partise dhe se ne kete drejtim nuk do te kete asnje mbledhje te posacme per te marre ne konsiderate largimin e tij nga ky subjekt.