Zgjedhjet Meta LSI sot me e hapur me e bashkuar me e paster

TIRAN- Ka nisur votimi per zgjedhjen e strukturave per Tiranen ne Partine Levizja Socialiste per Integrim ndersa pak minuta me pare ka votuar dhe kryetari i kesaj force politike Ilir Meta. Meta procesin e sotem e quajti nje nga garat me demokratike qe zhvillohet brenda partise se tij. Ai tha se LSI sjell sot nje standard te ri te komunikimit me qytetaret dhe anetaret e saj. Ndersa duke iu pergjigjur interesit te gazetareve mbi ngjarjet e fundit ne LSI Meta tha se sot LSI eshte me e hapur me e bashkuar dhe me e paster se asnjehere tjeter.
Akuzave artikuluar se fundi ne drejtim te tij nga Dritan Prifti ai iu pergjigj se nuk merret me cdo gje qe deklaron cdo perfaqesues i LSI-se.
Levizja socialiste per integrim zhvillon sot zgjedhjet per strukturat drejtuese te partise ne Tirane si dhe zgjedh kryetarin e saj per Tiranen sipas parimit nje anetar nje vote.
Ashpersimi i luftes brenda LSI-se ka shtuar dje edhe nje tjeter akuze ate te perfitimeve te paligjshme te ish-ministrit Dritan Prifti por edhe te kreut te kesaj force Ilir Meta. Luan Rama ne emer te LSI-se ka kerkuar qe te hetohet pasuria e Priftit dhe menyra se si ai e ka perfituar ate por menjehere pas kesaj ka ardhur reagimi i ish-ministrit. Dritan Prifti ka akuzuar Ilir Meten se ka fshehur pasurine dhe se ne ditet ne vijim ai do te publikoje pronat e verteta te zv.kryeministrit.
LSI
Levizja Socialiste per Integrim ka ndryshuar mendim per nenkryetarin e saj Dritan Prifti dhe dje permes Sekretarit te Pergjithshem Luan Rama i kerkoi Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive qe te verifikoje pasurine ish-ministrit dhe 1.8 milione eurot e perfituara nga shitja e fabrikes se tij te tullave. Kjo eshte ceshtje qe u mbetet organeve te deklarimit te pasurise organeve te hetimit qe te provojne dhe te zbardhin perpara opinionit publik shqiptar kete skeme sesi mund te behesh milioner duke qene minister dhe duke shituar tulla te pandertuara- tha Luan Rama. Por pavaresisht deklaratave te LSI-se se qendrimi i saj ka qene konstant gjate gjithe kesaj kohe madje ka qene vete Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama dhe zevendeskryeministri Meta te cilet e argumentuan shkarkimin e tij nga detyra me rritjen e rolit dhe te perfaqesimit te LSI-se ne qeverisjen e vendit.
Prifti
Pas akuzave per korrupsion te LSI-se ndaj nenkryetarit te saj dhe ish-ministrit ka reaguar deputeti Dritan Prifti duke u shprehur se deklaratat e Sekretarit te Pergjithshem vertetojne sipas tij se lufta ka qene e dirigjuar nga Ilir Meta. Luan Rama sot vertetoi deklaratat e mia se luften mediatike kunder meje per pasurine e ka frymezuar komiku intrigant Ilir Meta- theksoi Prifti. Deputeti i kesaj force politike hodhi akuza ndaj kryetarit Meta dhe lajmeroi se ne ditet ne vazhdim do te beje publike edhe pasurine qe fsheh zevendeskryeministri Meta. Sipas tij kryetari Meta i ka fshehur pasurite e tij ne emer te personave te trete. Luani ta pyese Meten ne qofte se ai i ka deklaruar te gjitha pasurite e tij dhe pas kujt emra i fsheh ato. Se shpejti do ti sqaroj une pasurite e Ilir Metes duke filluar nga guroret ne Skrapar pallatet ne Tirane galerite luksoze ne Bllok apo tokat e vilat ne bregdet- deklaroi Prifti. Akuzat e dy drejtuesve te larte te LSI-se ndaj njeri-tjetrit jane te njejta megjithese te dy konfirmojne se do te vazhdojne koalicionin me kryeministrin Sali Berisha.