Prifti: Shqiptarët mund të ankohen online për produktet jashtë cilësie
Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, njoftoi sot se qytetarët shqiptarë mund të ankohen për produkte që janë jashtë cilësie përmes plotësimit të një formulari në internet. “Ne kemi përgatitur një formular të veçantë, që do jetë online ne ueb site-n e ministrisë sonë, ku konsumatorët mund të plotësojnë këtë formular dhe pastaj të bëjnë ankesat e tyre”, bëri të ditur Prifti. Sipas tij, kjo nismë bëhet për të hedhur një hap më shumë në afrimin mes shoqatave që mbrojnë konsumatorin dhe shtetit.