E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike: Operatori i katërt celular, ulje e mëtejshme e tarifave

Gjatë raportimit vjetor para Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, Selami Xhepa, shprehu sot bindjen për uljen e mëtejshme të tarifave si pasojë edhe e futjes së operatorit të katërt celular në vend, brenda gjysmës së parë të këtij viti. Risi tjetër në tregun celular në vend pritet të jetë edhe ofrimi i shërbimit të portabilitetit të numrit, pra mbajtja e të njëjtit numër celulari nga konsumatori edhe me ndryshimin e kompanisë telefonike, si dhe teknologjia 3G në celular pra ofrimi i internetit me bandë të gjerë. Si pasojë e uljes së tarifave telefonike, AKEP konstaton 2-fishim të thirrjeve dalëse mujore nga konsumatorët për 2009, krahasuar me vitin paraardhës, nga mesatarisht 30 në 60 minuta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›