E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Situata në kaskadën e Drinit, e menaxhueshme

Ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti ka bërë të ditur situatën hidrike në kaskadën e Drinit duke theksuar se jep garanci që menaxhimi i saj do të jetë korrekt dhe se nuk ka asnjë rrezik në sigurinë e digave. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit Prifti theksoi se situata është e menaxhueshme dhe se shkarkimi i digave po bëhet në mënyrë të kontrolluar.
"Po qëndrojmë me një prodhim maksimal dhe konsumi në vend është 23 milionë kilovat orë theksoi Prifti duke shtuar se vendi ka eksportuar 9.5 milionë kilovat orë dhe sot ka përfunduar një procedurë ankandi për shitje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›