E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezho dhe Micibushi nuk bashkohen

Prodhuesi francez i automobilave Pezho-Citroen dhe Micubishi japonez sot njoftuan se nuk do të bashkojnë kapitalet.
Në deklaratën e përbashkët të panairit të automobilave në Gjenevë, kompanitë theksuan se aleanca financiare "nuk është e dëshirueshme në kushtet rrjedhëse".
Gazeta e përditshme japoneze "Nikei" shkruante se dy prodhuesit e automobilave janë në fazën përfundimtare të negociatave për bashkim, në të cilën Pezho-Citroen planifikon të blejë 30 deri në 50 për qind të aksioneve në prodhuesin e katërt më të madh japonez të automobilave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›