Prifti Videoja eshte e paprekur. Hetimet jane marre seriozisht

Pas daljes nga ambientet e Prokurorise Dritan Prifti iu pergjigj pyetjeve te gazetareve ne lidhje me deshmite e tij ne kete institucion per ceshtjen e video-skandalit ku protagonist shfaqet ish-zv.kryeministri Meta. Prifti tha se kishte dhene deshmi ne lidhje me videon e skandalit dhe u shpreh i kenaqur per faktin se kishte konstatuar se hetimet per kete ceshtje jane marre seriozisht.
Gjithashtu Prifti nenvizoi faktin se nga ekspertiza kishte kuptuar se videoja kishte rezultuar e paster dhe pa montazh ndryshe nga sa eshte pretenduar nga vete Meta dhe anetare te tjere te mazhorances ne kohen e publikimit te saj. Nuk kishte dyshim nga prokuroret ne lidhje me vertetesine e videos tha Prifti.
Gjithashtu sipas tij edhe Meta ishte paraqitur para prokuroreve dhe ka dhene sqarime ne lidhje me videon por Prifti nuk beri te ditur me shume duke perfunduar se sekretet e hetimit nuk duhet te preken.