Erdogan, vizitë në Maqedoni
Ai do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Aeroportin e Shkupit nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe delegacioni i lartë qeveritar. Kryeministri turk do të zhvillojë takime me homologun Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, ndërsa pasdite është paralajmëruar edhe takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti citon agjencia INA. Në shoqërimin e kryeministrit Erdogan është edhe një delegacion i lartë qeveritar dhe biznesmenë të kompanive të njohura turke.