Prifti pyetet në Prokurori, Ish-ministri i METE jep shpjegime për lejen e 2010
TIRANE- Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti mbërriti dje në Prokurorinë e Tiranës, ku për më shumë se një orë ka dhënë deklarime lidhur me një hetim të nisur për një leje minerare, e cila dyshohet të jetë dhënë në shkelje ligjore. Bëhet fjalë për një leje të firmosur në tetor 2010, që ka futur në konflikt dy subjekte biznesi, të cilat, në të njëjtën kohë që vijojnë hetimet po përballen në një proces gjyqësor civil. Hetimi ka nisur para tri vitesh dhe Dritan Prifti është pyetur edhe në vitin 2011, ku ka dhënë shpjegimet e tij në cilësinë e ish-ministrit të METE-s, që ka dijeni për rrethana të hetimit.
Vendimi për mosfillimin e procedimit penal është prishur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dosja është kthyer për rihetim. Ndaj dje, për të dhënë shpjegime, është thirrur ish-ministri Prifti, i cili ka dhënë shpjegime të detajuara për lejen në fjalë dhe dëshmia e tij konsiderohet si pikë kyçe për zbardhjen e çështjes. Në fakt, nuk është hera e parë që Dritan Prifti paraqitet para hetuesve për të denoncuar, sipas tij, skandale të mëdha, që i kanë shkaktuar dëme të mëdha shtetit shqiptar. Pas denoncimit të skandalit të naftës virgine, Prifti nuk hezitoi t'u fliste hetuesve dhe për shkeljet ligjore, sipas tij të konstatuara në dhënien e koncesioneve minerare e hidrike nga ish-paraardhësit e tij.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)