Primaret, Berisha: Koha është e ngushtë, por kjo nuk i përjashton ato

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i grupit parlamentar të saj Gazment Bardhi shprehu shqetësimin se për primaret mund të jetë shumë vonë për ta realizuar siç duhet këtë proces.
I pyetur në lidhje me këtë, gjatë një konference për mediet, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se “ka një të vërtetë, koha është e ngushtë, por kjo nuk i përjashton, se ai është një vendim statutor, nuk është vendim i kryetarit”.
Kryetari është i detyruar të zbatojë statutin. Kjo erdhi nga vota e diasporës. Sot kemi një përqendrim shumë të madh aty.
Sa i takon protestës që Partia Demokratike pritet të zhvillojë nesër, Berisha tha se “kjo është një protestë tjetër, është një protestë në shesh. Ato ishin protesta me veprime. Skenari nesër do shpallet plotësisht, se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona”.
/r.e/a.f/