Bashkia e Shkodrës vijon investimet, rikonstrukton degëzimin e rrugës “Marin Biçikemi”

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Bashkia e Shkodrës ka nisur rikonstruksionin e degëzimit të rrugës “Marin Biçikemi”.
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau në rrjete sociale momente nga puna që po vijon edhe këtë fundjavë, ku punëtorë së bashku me makineritë janë duke punuar intensivisht për rehabilitimin e këtij degëzimi rrugor.
“Ky investim, i financuar nga buxheti i Bashkisë Shkodër, përfshin shtrimin e të gjithë sheshit me pllaka guri, ndërtimin e rrjetit nëntokësor dhe përmirësimin e ndriçimit në zonë”, shkroi Beci.
Beci bëri të ditur se, punimet në këtë degëzim rrugor përfundojnë brenda 5 muajve.
/r.e/a.f/