E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Primaret”, mbyllet procesi i votimit, shpallen disa kandidatë fitues, 4 balotazhe

“Rithemelimi” i PD-së zhvilloi sot “Primaret”, për të zgjedhur me voti m kandidatët për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Zyrtarisht procesi i votimit u mbyll në orën 18:00, kohë në të cilën nisi edhe numërimi i votave për kandidatët.

Nga votat numëruara kanë dalë edhe emrat e parë ku në Shkodër konfirmohet kryetari aktual i Bashkisë, Bardh Spahia, në Elbasan Luçiano Boçi, në Kuçovë Lefter Maliqi.

Numrimi i votave për “Primaret“ është mbyllur edhe në Mallakastër, Patos, Tepelenë, Dimal, Selenicë, Roskovec, Poliçan, Memaliaj, Kuçovë dhe Skrapar.

Por ka pasur edhe balotazhe, pasi asnjë prej kandidatëve nuk arriti të marrë 50% të votave si në Dibër, Fier, Mirditë, Librazhd. Procesi pati dhe kontestime mes akuzave të disa kandidatëve për manipulime dhe fitues të përcaktuar si në Tropojë, Lushnjë, Belsh, Gramsh, Devoll, Krujë dhe Kuçovë.

Sipas shifrave të publikuara nga “Rithemelimi“, në “Primare“ kanë marrë pjesë 51.797 votues.

Fitues të konfirmuar:

Vau Dejës: Zef Hila

Shkodër: Bardh Sphia

Bulqizë: Defrim Fiku

Shijak: Rezeart Tusha

Berat: Zija Ismaili

Gjirokastër: Dorjan Lani

Memaliaj: Albert Malaj

Selenicë: Leonard Rakipaj

Tepelenë: Baftjar Imeri

Kelcyrë: Arjan Kasaj

Igli Cara: Durrës

Luçiano Boçi: Elbasan

Nerdit Hazizaj: Roskovec 

Zini Tollozhina: Pogradec

Elvis Hajdërlli: Devoll

Behar Haxhia: Kurbin

Ledina Alolli: Korçë

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›