E Enjte, 5 Nëntor 2026

Primaret në PD/ Mbyllet procesi i votimit në qarkun e Fierit

Është mbyllur procesi i votimit për primaret e PD në qarkun e Fierit.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në total kanë votuar 870 anëtarë për 5 kandidatët që ishin në garë.

Lista totale ka pasur në renditjen e saj 4000 anëtarë me të drejtë vote.

Procesi i votimit është mbyllur qetësisht edhe në Patos, Roskovec dhe Mallakastër.

Qendrat e votimit janë mbyllur në orarin zyrtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›