Primera Divizion, Barça pranë rekordit të 100 pikëve
Barcelona vazhdon rrugëtimin e saj drejt barazimit të rekordit të 100 pikëve, që mbahet nga Real Madrid i sezonit të kaluar. Me suksesin ndaj Espanjol në javën e parafundit, tashmë katalanasve u mbetet vetëm të sigurojnë 3 pikët në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Malagas, për të barazuar këtë rekord të kampionatit spanjoll.
Në derbi, skuadra e Vilanovas e ka pasur shumë të thjeshtë, ndërsa ka shënuar në minutat e parë të ndeshjes me anë të Sançez e në fundin e saj ka dyfishuar shifrat me Pedron, pa u vënë thuajse asnjëherë në vështirësi nga vendasit, të cilët shkuan rrallëherë në portën e mbrojtur nga Valdes.
Ndërkohë, Real Madrid është ndalur në një barazim 3-3 në “San Sebastian”, përballë Real Sociedad vendas. Skuadra e Murinjos, ndonëse nuk lufton për asgjë tashmë, ka respektuar maksimalisht kampionatin, pasi ka luftuar përballë vendasve të cilët luanin për kualifikimin në Ligën e Kampioneve dhe me këtë barazim kanë humbur pozicionin e katërt në renditje. Vetëm një gol i Ksabi Prieto në minutën e 93-të të takimit siguroi barazimin 3-3 për vendasit, të cilët duhet thënë se dominuan përballë madrilenëve, ku aktivizoheshin shumë prej lojtarëve që kanë qëndruar në stol në pjesën më të madhe të sezonit.
La Liga, rezultatet e javës së 37
Getafe – Rajo Vajekano 1-2
48′ Rafa / 53′ Dominguez, 90′ (ag) Diego Kastro
Valencia – Granada 1-0
60′ Soldado
Osasuna – Sevilja 2-1
63′ Punjal, 79′ Cehudo / 50′ Negredo
Real Sociedad – Real Madrid 3-3
64′ (p), 90′+3′ Ksabi Prieto, 78′ Grizman / 6′ Higuain, 57′ Kajehon, 80′ Khedira
Malaga – Deportivo La Korunja 3-1
45′ Saviola, 65′ Baptista, 80′ Isko / 76′ Salomao
Espanjol – Barcelona 0-2
14′ Sançez, 86′ Pedro
Real Vajadolid – Selta Vigo 0-2
28′ Kabral, 56′ (p) Aspas
Atletiko Madrid – Majorka 0-0
Betis – Real Saragoza 4-0
1′ Ruben Kastro, 17′, 71′ Pabon, 51′ Molina
Atletik Bilbao – Levante 0-1
90′ Huanlu