Gara në Monaco, me befasi

Nico Rosberg ka triumfuar mes emocionesh, aksidentesh dhe ndërprerjesh në Çmimin e Madh të Monacos. Gara e sapopërfunduar nxorri fitues pilotin gjerman të Mercedes GP, i cili një ditë më parë fitoi edhe Provat e Lira.
Pas tij në podium u ngjitën dy pilotët e Red Bull Sebastian Vette dhe Mark Webber.
Vetëm vendi i shtatë për pilotin spanjoll të Ferrari, Fernando Alonso, ndërsa Hamilton dhe Button u rënditën respektivisht i katërti dhe i gjashti duke patur në mes Sutil të Force India.
Edhe pas kësaj gare në krye të klasifikimit për pilotë qëndron kampioni i botës Sebastian Vettel me 125 pikë, ndërsa për konstruktorë kryeson 197 pikë.