E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prin filmi "Ice Age: Continental Drift"

Vendi i parë në listën e filmave më të shikuar në kinematë amerikane, të publikuar këtë fundjavë, që në javën e parë të shfaqjes i takon filmit të animuar "Ice Age: Continental Drift", me fitim prej 46 milionë dollarësh.

I dyti në listë radhitet filmi "The Amazing Spider-Man", me nj profit prej 35 milionë dollarëve, ndërkaq pozita e tretë i takon filmit "Ted", me 22.1 milionë dollarë. Në listën e pesë më të shikuarve, pas tyre radhitet filmi "Brave" me 10.7 milionë të fituar nga shitja e biletave, dhe filmi "Magic Mike", me nëntë milionë dollarë.

Ndryshe, në mesin e dhjetë filmave më të shikuar javën e kaluar janë edhe “Savages” me 87. milionë dollarë fitim, “Madea's Witness Protection”, me 5.6 milionë, “Katy Perry: Part of Me” me 3.7, “Moonrise Kingdom” me 3.66, “ Madagascar” me tre, dhe “Europe's Most Wanted” me 3.5 milionë dollarë fitim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›