E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Charls dhe Camilla priten me protesta në Kanada

Princi i Uellsit, Charls dhe bashkëshortja e tij Camilla janë pritur me protesta në Montreal të Kanadasë. Çifti gjendet në këtë vend prej ditësh ndërsa po zhvillon një vizitë në kazermën ku ndodhet regjimenti Black Watch i forcave skocezo -kanadeze. Manifestuesit anti monarkistë kanë hedhur parrulla e slogane dhe një situatë e tillë ka bërë që policia të ndërhyjë për të zhvendosur e për të sprapsur protestuesit nga kazerma ku do të shkonte Charlsi. Rreth 200 manifestues të grupit nacionalist "Rrjeti i rezistencës së Kebekut" kanë ngritur zërin ndaj tyre duke i kërkuar të ktehehen në shtëpi. Më pas ata kanë thirrur "rroftë kebeku i lirë". Ceremonia e dorëzimit të një flamuri për regjimentin , u zhvillua më pas nën kontrollin e rreptë dhe mbikqyrjen e agjentëve policorë. Kështu turneu i çiftit princëror në Kanada është tronditur të martën nga slogane kundër tyre , të lançuara nga mbështetësit e pavarësisë së Kebekut. Ishin rreth 200 persona që i bllokuan rrugën princit të Uellsit në kohën kur ai po shkonte në ceremoninë e organizuar për të përshendetur anëtarët e regjimentit historik. Policia ka konfirmuar disa arrestime, por nuk ka dhënë numrin e saktë të të ndaluarve nga autoritetet. Vizita e tij në regjiment u shty për rreth 20 minuta.
Ndalesa tjetër çift ishte në Cirque du Soleil ku panë një shfaqje të shkurtër nga akrobatët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›