E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Eduard akuzohet per dhune ndaj qenve

Familja mbreterore angleze vihet nen akuze. Shkak per kete eshte bere djali i katert i Mbretereshes Elizabet II, princi Eduard, i cili sipas “The Mail on Sunday” ka dhunuar qente e gjahut.

Per te treten dite rresht, tabloidi ka publikuar fotot ku konti 44 vjecar i Wessexme, me nje pushke ne krah, po u jepte nje leksion qenve te tij. Keto imazhe nuk u kane pelqyer anglezeve, te cilet e shikojne gjuetine si nje sport mjaft te dashur. “Ky eshte nje akt i tmerrshem. Familjes mbreterore t’i vije turp”, reagojne animalistet.

Nderkohe, sipas “Daily Express”, princi duhet te gjykohet per mizori ndaj kafsheve. Buckingham Palace ka reaguar menjehere nepermjet nje deklarate zyrtare. “Princi nuk ka rrahur asnje prej qenve te tij, por ka kerkuar thjesht t’i ndaje pasi ata po perlesheshin per nje fazan”, thuhet ne rreshtat e pallatit mbreteror. 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›