Të “endësh“ me pikturë...
29/12/2008 Majlinda Kelmendi
Galeria Private “Expoart 40”. Angazhimet, ekspozitat, jeta private
Mund të bënte një jetë më të qetë, më me pak angazhime dhe “të shijonte” frytet e punës së saj si pedagoge në ndonjë shkollë artistike. Porse të kërkojë të lerë gjurmë për një artist është më se e natyrshme. Pas studimeve pasuniversitare në Universitetin shtetëror të Prishtinës, ku u vlerësua ndër më të mirat në Magjistraturë, do të vijonte një jetë të ngarkuar e me shumë temp. Shprehet se i pëlqen kështu, me “ditët kaq të ndryshme dhe kaq të vrullshme”. Puna në galerinë e saj private të hapur vetëm pak muaj më parë, “Expoart 40”, i zë një pjesë të mirë të kohës. Hapja e një galerie të tillë, “tempull artistik”, siç e quan Majlinda, ishte risi për Prishtinën. Duke nënvizuar se në të kërkonte të krijonte një urë të ngushtë bashkëpunimi për shumë artistë kosovarë dhe të huaj.
Pas ekspozitës në saj në Prishtinë, Majlinda ekspozon punimet e saj në Itali, ku dhjetëra e dhjetëra artistë të huaj dhe shtypi italian e vlerësuan talentin shqiptar si zbulim të veçantë artistik.
Pasioni për t’u marrë me pikturë, ka qenë pasion i kahershëm i juaji, zgjedhja e momentit, apo diçka gjenetike?
Sigurisht që zgjedhja e profesionit tim nuk ka qenë zgjedhje e momentit, por pasioni im. Nëse do të ishte zgjedhja e momentit, sigurisht që nuk do të zgjaste deri tani. Unë kam mbaruar Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve në Tiranë e më vonë kam magjistruar në Prishtinë. Përkushtimi im në art ka qenë pjesë e ditës sime, jetës sime. Nuk e kam parë kurrë si detyrim, por pasion timin primar, krahas përkushtimit në familje dhe obligimeve të punës sime si pedagoge në fakultet. Kjo më bën që një pjesë të madhe të ditës ta kaloj në atelie dhe në galerinë time private “Ekspoart.40”. Dëshira të bën të devijosh me kohë, por pasioni të mbërthen gjatë gjithë jetës. Këtë besoj se e dëshmoj me krijimtarinë time.
Kthimi për në vendin ku vendosët të jetonit përgjithnjë ishte në një kohë jo të favorshme. Na përshkruaj pak ndjenjat që përjetuat kur patë atë vend të sapodalë nga lufta?
Më vrau pak fjala “përgjithmonë”. Pasi asgjë s’është përgjithmonë, edhe pse nuk i dihet. Jeta ka surpriza dhe ndryshime konceptesh. Ardhja ime në Kosovë ishte një vendim, i cili u mor me marrëveshje në familje. Kjo ka qenë e vështirë të mendohej para luftës në Kosovë, pasi martesa e një shqiptari të Kosovës me një shqiptare të Shqipërisë nuk shihej fare mirë nga pushteti serb, kështu që nuk kishim shans të vinim më herët. Ardhja këtu ishte një dëshirë. Nuk e kam menduar asnjëherë se do të qëndroja 10 vjet. Si fillim e morëm natyrshëm.
Ju kishte shkuar ndonjëherë ndër mend se do të jetonit në Kosovë? Kishit qenë më parë atje?
Ne jemi njohur si studentë me bashkëshortin tim dhe as që e kam menduar në atë kohë se do të vija të jetoja në Kosovë. Kjo është pikërisht kështu. Por kam gabuar (Qesh); duhet të më kishte shkuar pak në mend kjo. Me siguri kjo lidhet me psikologjinë, kushtet, mundësitë e atëhershme. Por çdo gjë është bukur tashmë dhe shumë mirë. Njeriu ndryshon mendimet me kohë dhe në bazë të rrethanave. Rëndësi ka që tani jam mirë. Mendoj dhe qëndroj pas asaj thënieje të bukur se është njeriu që e bën vendin dhe jo vendi njeriun.
Përshtatja me artistët dhe elitën kosovare, a ka qenë e lehtë? Çfarë i bashkon dhe çfarë i ndan një piktor shqiptar dhe një kosovar?
Ndihem mirë me Kosovën dhe artistët e Kosovës, të cilët i kam kolegë dhe miq. Po sikur të ishte e kundërta nuk do të qëndroja kaq gjatë. Mendoj që artistët e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk i ndan asgjë tjetër përveç klasifikimit si artistë të mirë dhe jo të mirë. Pra, për të sqaruar, artisti i mirë si në Kosovë, në Shqipëri, Evropë, është i mirë dhe ai që nuk punon dhe është i dobët, është kudo i tillë. Vizioni, ideja, pasioni, puna, përcaktojnë vlerat artistike kudo në botë, jo vendlindja.
A ke pasur ndonjë moment në jetën tënde kur ke thënë me vete: Po unë pse jam këtu?!
Po, kam pasur, por shumë shkurt. Kjo ka qenë nga malli për prindërit e mi, motrën time që më mungojnë shumë. Akoma nuk jam mësuar me këtë fakt. Në këto momente i hipi avionit për disa ditë, heq mallin dhe pastaj... jeta vazhdon.
Nëse do të kishit një tjetër mundësi në jetë, çfarë profesioni mendoni se do të zgjidhnit?
Ndihem shumë mirë me profesionin tim dhe s’më ka shkuar ndonjëherë në mend ta ndërroj. Nëse më shkon në mend një gjë e tillë mendoj se do ta bëj. Mundësitë janë për të bërë diçka ndryshe, por jo, nuk dua. Të merresh me art është kënaqësi dhe privilegj, aq më tepër kur dhe i ke kushtet për këtë. Aktivitetet e mia të fundit janë disa pjesëmarrje në ekspozita: në Galerinë e Arteve Tiranë, në Galerinë e Arteve në Prishtinë, ekspozitë ndërkombëtare në Portugali, etj., si dhe në edicionin e 7-të të “Beinasco”, Trofeja e vitit të Ri në Itali. Me këto ekspozime e mbyll dhe vitin 2008, një vit i ngjeshur me punë dhe ekspozime, me dy çmime në Kosovë, një çmim në Belgjikë, një në Itali. Gjatë këtij viti kam çelur dy ekspozita personale: në Kosovë dhe në Milano; numëroj 26 pjesëmarrje në ekspozita nacionale dhe internacionale.
Vlerësime...
Kujtim Buza, ish-pedagog i Kelmendit, piktor, kritik arti
“Vite më pas kur kam parë pikturën e Majlindës”, ka pohuar prof. Kujtim Buza, kam ndjerë një kënaqësi të dyfishtë për faktin se jo vetëm takova një pikturë të bukur, bashkëkohore dhe me nivel profesional, por dhe se ato ishin vepra të Majlindës, tashmë një piktore e formuar dhe e suksesshme, pedagoge e Akademisë së Arteve të Prishtinës. Format abstrakte vijnë në pikturën e saj përmes një filtrimi të elementeve reale, që shpërndahen mbi telajo me variacion dhe harmoni. Gjetjet lëndore formojnë me koshiencë raporte të formave që gjallojnë mbi telajo si shëmbëlltyra jete, fragmente e silueta, copëza që në unison modelojnë dritëhijet e botës plot fantazi të artistes. Talenti, temperamenti dhe kultura artistike e Majlindës ndërtojnë një strukturë të qëndrueshme dhe prekëse në veprën e saj”.
Prof. dr Hivzi Muharremi
“Me guxim e kënaqësi shpirtërore e emocionale vërehen frymëzimet e imazheve në veprat artistike origjinale, të cilat në mënyrë imediate realizohen dhe se ndërtohen në frymën moderne, duke gjetur shtrirje të gjerë padyshim, në kohën dhe hapësirën gjithëshqiptare, burimi dhe gjeneza e të cilave shijohet dhe e gjejmë në ciklin paraprak të frymës koloriste, duke kultivuar kështu një stil artistik të veçantë që formëson posaçmërinë e tërë opusit krijues. Lirisht mund të thuhet se veprat në fjalë shëmbëllejnë një surprizë të vërtetë në aspektin e suptilitetit strukturor kolorist të kompozicioneve, forma këto që në asnjë vepër nuk bëjnë përsëritje qoftë në aspektin figurativ apo koloristik. Raportet strukturore brenda për brenda formave pamore dhe ajo çiltëri, rrezatojnë pikërisht nga burimi kompozicional, respektivisht nga thellësia shpirtërore, emocionale, sa e ndjeshme po aq edhe në atë liriko-poetike, duke e përshkuar një dozë e aksentit ekspresiv”.
Sabrina Falzone, kritike arti italiane në çeljen e ekspozitës së Majlindës në Milano, Itali
“Te punimet e ciklit Serenade+ Guitare bashkohen vija melankolike dhe sugjestioni piktoresk dhe kjo i jep pozicion që të rrëmben me ngrohtësi e motiv për vëmendje dhe respekt. Në fashitjen vibruese të nënvetëdijes që paraqet në këto punime, shpirti i trazuar dhe dëshira e qartësisë përzihen me njëra-tjetrën artistikisht duke dhënë origjinën me një simbolikë të madhe kryqëzuese”.
Suzana Varvarica Kuka
“Opinioni im i përgjithshëm rreth krijimtarisë së Majlindës lidhet me veprën e saj të titulluar “Enlightenment extreme”, me të cilin ajo tregon se ka arritur purifikimin e parë koloristik. Me këtë vepër artistja ka arritur të bashkëjetojë me qetësinë dhe të prekë vlerën, të cilën në çastin që mendon ta ekspozojë tenton njëkohësisht t’ia dhurojë publikut. Të gjitha ciklet e tjera janë krijimtaria në kërkim për t’u shprehur me elementë të pikturës. Ata sjellim qartësi dhe janë të ngarkuar të gjithë më një funksion informues. Ata dalin nga shpirti i artistes duke pas bashkudhëtar pasionin e saj për të treguar natyrshmërinë e të pikturuarit në ditët e sotme. Titujt e tyre si “Memory”, “Way to be open”, “Breaking open”, “Cheer”, “Guitar”, “Tired with running abort”, “Believe”, “Forthright”, “Creative”, “Privilege”, “Bifurcation”, tregojnë rreth shqetësimeve të artistes për t`i kapërcyer. Natyrisht ajo jeton bashkë me forcën e saj për t’u shprehur në pikturë dhe kur ajo bëhet e gjallë arrin të na përballë brendësinë e vet drejt mjedisit të hapur, atje ku jetojnë të gjitha ndjesitë njerëzore. Ky është dhe momenti që Majlinda zgjedh në mënyrë intuitive të jetë fillimisht në vorbullën e trajtave, linjave dhe ngjyrave të nxehta e të forta, ku përplasen së bashku ngjyrat e gjelbra dhe të kuqe, e që ka nevojë shpeshherë ti konturojë edhe me të ngjyrat e errëta deri në të zeza. Në një çast tjetër, kur ajo është më e qashtër ndaj pozitives qetësi, ajo kërkon të përballë transparencën e ngjyrave të gazta, të cilat i bën të dallohen edhe më shumë, kur iu vendos në krah apo në një pjesë të kufizuar të dimensionalit, figurativen e theksuar të umbrave, të grive e të kaftave, që lëshojnë nga trupi i tyre linja të zgjatura drejt atmosferës së pastër. Në këtë arsyetim unë zbuloj rrugën e zhvillimit të pikturës së saj kah e errëta tek drita. Kah paqartësia tek qartësia. Kah shqetësimi tek lehtësimi. Kah vrulli i ngjyrës së ngrohtë tek ajo e ftohtë. Kah turbullira e thellësisë së panjohur tek qartësimi. Kah dilema tek ndërgjegjësimi”.
Lidhur me Prishtinën...
Para 20 vjetësh studente pikture në Akademinë e Arteve nuk do ta besonte kurrë se jeta e saj e mëvonshme do të lidhej pazgjidhshmërisht me Prishtinën e largët, një vend tek i cili ndryshe nga shumë vende, edhe pavarësia i përflitej si utopi. Porse dashuria me djaloshin prishtinas, i cili në atë kohë vazhdonte për juridik po në Universitetin shtetëror të Tiranës, do ta bënte Majlinda Kelmendin edhe më të lidhur me Prishtinën.
Fillimisht së bashku me bashkëshortin, nisin jetën e tyre të re në Tiranë, ku vajza punon si pedagoge në Liceun Artistik të Tiranës dhe bashkëshorti i saj si president i firmës së tij private, aktivitet që tashmë e vazhdon në Prishtinë.
Lindja e djalit do t’i gëzonte fort të dy prindërit dhe sidomos babin, i cili në emrin e të birit përjetësoi Dardaninë e tij. Më pas erdhi në jetë vogëlushja Bora, “e bukur si bora në malet e Kosovës”.
Ka qenë viti 1999, fill pas asaj kohe të vështirë lufte në Kosovë, kur çifti pas 10 vjetësh jetesë në Tiranë vendosi të shpërngulej për në viset e tyre në Kosovë. Nuk mund të thuhet se ky vendim kaloi lehtë në familjen e Majlindës. Ndoshta një luhatje të lehtë pati edhe vetë Majlinda, por gjithsesi ajo e njihte mirë frazën e urtë “Shtëpia ndodhet tek zemra”.
Zemra, vatra, dashuria, i përkiste tashmë Prishtinës.
“Ardhja ime në Prishtinë nuk ka qenë e lehtë, pasi unë kam arritur në vitin 1999, menjëherë pas lufte”, kujton Majlinda. “Në ditët e para, në çastet fill pas zgjimit, kishte momente që thosha me vete: Ku jam kështu?, por davaritej shpejt nga problemet dhe obligimet e mia të përditshme. Tani bëj një jetë të mirë, të qetë dhe kam profesionin tim si artiste dhe punën time si pedagoge në Akademinë e Arteve të Prishtinës”.