Princi Harry: Bota është e bashkuar me Ukrainën

Duke folur në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus në Holandë, Princi Harry tha se bota është e bashkuar me Ukrainën, raporton BBC.
“Ju e dini se ne qëndrojmë me ju. Bota është e bashkuar me ju dhe ju meritoni më shumë,” tha Harry.
Gjithashtu në Lojërat, Dukesha e Sussex foli për praninë e ekipit ukrainas në këtë ngjarje, duke thënë se iu desh shumë “si fizikisht ashtu edhe emocionalisht” që çdo konkurrent të arrinte në Holandë, “jo më pak për ekipin e Ukrainës, me të cilin jemi të gjithë”.
Skuadrës ukrainase iu dha leja e posaçme nga presidenti Volodymyr Zelensky për të konkurruar në garën për veteranët ushtarakë të plagosur./rtsh.al