Ministria ruse e Mbrojtjes: Forcat e armatosura ruse goditën fabrikën e municioneve pranë Kievit

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se forcat e armatosura ruse shkatërruan një fabrikë municionesh pranë Kievit, raporton BBC.
“Brenda natës, raketa të lëshuara nga ajri me precizion të lartë shkatërruan një fabrikë municionesh pranë qytetit të Brovary në rajonin e Kievit“, tha ai.
Më herët, pati raportime për shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Por ka informacion të kufizuar se ku janë zhvilluar.
/rtsh.al/